Flash

De Laurentiis sulmon Federatën italiane: "Koulibaly u turpërua përsëri, më vjen turp për këtë futboll"

Lapsi.al 19 January 2019
De Laurentiis sulmon Federatën italiane: "Koulibaly u turpërua

Mes Napolit e Federatës italiane të futbollit konflikti është thelluar. Aurelio De Laurentiis nuk pranon vendimin e tyre për mbrojtësin e tij kryesor. Presidenti i Napoli është një furi pas refuzimit të ankimimit për pezullimin e Koulibaly. "Edhe këtë herë sistemi ka treguar se nuk di të ndryshojë, duke dënuar viktimat dhe jo shkaktarët - ka thënë ai për 'Il Mattino' - Më vjen turp që bëj pjesë në këtë sistem nga i cili dotë dal me shumë shpejtësi nëse Figc nuk do të përdorë masa drastike kundër racizmit. E Koulibaly turpërohet edhe më shumë. Ndihem i ofenduar për të".

"Ishte i prekur, i goditur në ndjeshmërinë e tij, e të familjes – vazhdoi De Laurentiis në intervistë duke folur për mbrojtësin senegalez-, më vjen keq që nuk u bë drejtësi". Numri 1 i klubit napoletan është përgjigjur edhe mbi pyetjen nëse do ta kishte tërhequr skuadrën nga fusha nëse do të kishte qenë present në San Siro: "Nuk do ta kishte bërë. Unë I njoh dobësitë e futbollit tonë dhe kam pranuar të luaj me këto rregulla. Edhe pse janë rregullat e gabuara".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI