Flash

Alarmohet policia zviceriane: Heroina në duart e shqiptarëve

Lapsi.al 19 January 2019
Alarmohet policia zviceriane: Heroina në duart e shqiptarëve

Në median e përditshme, "Ticino", të kantonit me këtë emër në jug të Zvicrës, Andrea Lurati, Shefi i Policisë së Antidrogës së këtij rajoni shpreh shqetësimin se tregu i trafikut të heroinës në këtë territor gjatë 5 viteve të fundit është në duart e trafikantëve shqiptarë.

"Prej vitit 2013-2014 trafikimi i heroinës në kantonin Ticino është në duart e shqiptarëve - thotë ai - vijnë e qëndrojnë në territorin tonë për 1-2 muaj e nëse arrestohen zëvendesohen nga shqiptarë të tjerë, por nëse nuk kapen kthehen në Shqipëri e pas 6 o 8 muajve të tjerë vijnë përsëri në Ticino për të trafikuar heroinë. E ky është një fenomen që prek dhe kantonet e tjera zvicerane" , deklaron shefi i Antidrogës.

"Heroina, thotë ai, vjen nga Afganistani, magazinohet në Turqi e më pas përmes rrugës ballkanike mbërrin në Ticino. Çdo pako me 5 gram heroinë kushton më pak se 200 franga."

"Në Ticino mbi 80 % e trafikantëve të heroinës janë shtetas shqiptarë, të cilët vijnë për një qëndrim të përkohëshëm me qëllimin e vetëm të trafikimit të heroinës."

Shefi i antidrogës së kantonit zviceran, hedh alarmin se pas një mungese prej gati 10 vitesh, gjatë 5 viteve të fundit fenomeni i trafikantëve shqiptarë që zotërojnë tregun e heroinës është shfaqur mjaft preokupues."

"Janë korrierë të thjeshtë, trafikantë e bosa të trafikut të heroinës", thotë ai. Nuk ka një regji të vetme , janë shumë mendje, e veprojnë shumë grupe trafikantësh. Truri i trafikut janë shqiptarët që në shumicën e rasteve e organizojnë trafikun e heroinës nga Shqipëria e në disa raste nga Italia e Veriut. Trafikantët shqiptarë mbajnë lidhje me konsumatorët e heroinës në Ticino e shpesh mikpriten nga ata kur mbërrijnë në territorin tonë", shprehet shefi i Antidrogës.

"Sa herë që i arrestojmë, thotë ai, versioni i cdo korrier është i njëjtë. Thonë në Shqipëri nuk kemi punë, nuk kemi të ardhura e detyrohen të trafikojmë për të fituar pak para."

Kreu i antidrogës së kantonit zviceran tregon se sot cmimi i heroinës ka rënë Nëse vite më parë 5 gramë heroinë kushtonin 250-300 franga zvicerane, sot shkon nga 150-170 franga.

Heorina e tregtuar nga shqiptarët në Ticino, shpesh është në rrugë kalimtare për të mbërritur më pas në kantonet e tjera zvicerane e deri në Italinë Veriore.

Shefi i antodrogës së Ticino, informon se pas disa javësh pritet të dalin statistikat zyrtare të operacioneve antidrogë mbi sasinë e heroinës së sekuestruar përgjatë 2018 e trafikantët e arrestuar./ora news

Të këshilluara

Basha: Nuk ofroj mrekulli, por normalitet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së se misioni i madh dhe detyra historike e PD është një ndryshim transformues. ...

13:10

PD zgjedh sot ekipin e ri drejtues

Sot në orën 11:00,  354  anëtarët e Këshillit Kombëtar, janë thirrur për të votuar për funksionarët që do të drejtojnë Partinë Demokratike në 4 vitet e ardhshme...

09:32

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48