Flash

Sulm me makinë bombë në Kolumbi, 20 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Lapsi.al 18 January 2019
Sulm me makinë bombë në Kolumbi, 20 të vdekur e

Të paktën 20 persona humbën jetën si pasojë e një sulmime makinë bombë në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.

Dhjetëra persona janë plagosur në këtë shpërthim, i cili ka ndodhur në orët e vona të së enjtes në jug të qytetit.

Drejtuesi i makinës, që po ashtu është vrarë, njoftohet se ishte 57 vjeç. Asnjë grup ende nuk ka pretenduar se është përgjegjës për sulmin.

Presidenti i këtij shteti, Ivan Duque e ka përshkruar këtë sulm si “akt të çmendur terrorist” dhe ka shpallur tre ditë zie. Shpërthimi ka thyer dritaret e shtëpive dhe banesave që kanë qenë në afërsi.

“Ka qenë e tmerrshme, është dukur sikur fundi i botës”, - u shpreh 62-vjeçarja Rosalba Jimenez, teksa ka qenë duke hapur dyqanin e saj afër shkollës.

Prokurori i Përgjithshëm, Néstor Humberto Martínez, ka thënë se në makinë kanë qenë 80 kilogramë me material shpërthyes, i cili është përdorur edhe më herët nga grupe guerile rebele të Kolumbisë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI