Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Rama-studentëve: Qeveria nuk merret peng. Për budalla s’më bën njeri

Lapsi.al 18 January 2019
Rama-studentëve: Qeveria nuk merret peng. Për budalla s’më

Gjatë takimit të sotëm me studentët, Edi Rama deklaroi se qeveria s’mund të merret peng nga ata. Kryeministri tha se është për protestë por jo për bojkot të mësimit. Ai kërkoi që procesi i dialogut të vazhdojë.

“Duhet të flasim se sa Universitetet gjenerojnë të ardhura. Në botë universitetet gjenerojnë të ardhura. Këtu vetëm nga prindërit dhe buxheti i shtetit.

Ne nuk mund të jemi peng as qeveria, e as studentët. Peng qeverinë s’mund të merrni dot duke bërë presione, duke u fshehur, duke mos bërë mësim. Ne duam që ky proces të ndodhë. Parimisht duam që të ndodhë? Duam. Bukur bëni propozimet. Qeveria s’ka punë të bëjë vetting akademik.

Unë për veten time këtë protestë nuk e lë sikur të ngelem vetëm. Jam i gatshëm t’i mbaj të gjitha përgjegjësitë, edhe për borën që bie por për budalla mua njeri dot nuk më bën”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI