Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Rama i drejtohet pedagogëve: Kjo shfaqje me shumë fytyra nuk po mbaron

Lapsi.al 18 January 2019
Rama i drejtohet pedagogëve: Kjo shfaqje me shumë fytyra nuk po mbaron

Në diskutimet e Paktit për Universitetin, kryeministri Edi Rama iu drejtua pedagogëve, duke u shprehur se problemi nuk është te studentët e ngujuar, por te pedagogët që nuk japin mësim.

“Dua të bëj një ndërhyrje të shkurtër për zonjën që foli, patjetër që qeveria është e angazhuar në kapacitetin e vet për të dëgjuar studentët.Pyetja ime ësht po ju zonjë i dëgjoni studentët. Nuk e kam me ju, personalisht.

Qveria po dëgjon sot, ato që duhet t’i kishit dëgjuar gjithë këto vite, se ligji i arsimit të lartë. Se ato janë fëmijët tanë nuk mund t’i kthejmë në një lojë ping pongu. Ligji për Arsimin e lartëju takon ju. Thoni studentëve të vërtetën. Ne nuk duam të bëjmë detyra përtej atyre që kemi. Këto që po bëjmë nuk janë detyrat tona janë tuajat. Nga ligji ju kërkoni liri dhe nuk kërkoni të kenë përgjegjësi. Ata që thonë studentët do t’i bëjmë  njënga një. Mos prisni ditën që unë të bëhem me studentët kundër jush. Do mbarojë historia e doktorit të shkencave që vetëm me shkencën nuk ka lidhje. Ju e dini shumë mirë për çfarë flas. Nuk është problemi te studentët e ngujuar, por te pedagogët që nuk japin mësim.  Këto ndërprerje duhet t’i harroni përfundimisht. Të drejtën për të ndërprerë njerëz, duhet ta harroni se del edhe jashtë. I mirëpres të gjitha kërkesat, një gjë është e sigurtë që këtu duhet të ndajmë , kush bën çfarë. Nuk dua të flas, por po flas duke qenë se kjo shfaqe me shumë fytyra nuk po mbaron. Ne nuk mund të bëjmë detyrat që ligji ia ngarkon universitetit”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI