Plas tek shkencat sociale / Fillon protesta e pedagogëve
Kaq u desh, Rama doli zbuluar dhe këtë të premte i sulmoi hapur pedagogët dukë i shantazhuar ata deri tek rroga, si njerëz që nuk dun të bëjnë mësim. “Jeni ju që nuk doni mësim dhe jo studentët e ngujuar” iu drejtua kryeministri pedagogëve në një sallë të mbushur me ministrat e rinj që nuk është çudi ti sakrifikojë si paraardhësit si njerëz që bëhen barierë në dashurine e madhe mes popullit dhe atij. “Mos prisni ditën që unë të bashkohem me studentët dhe të vië përballë jush dhe tu them studentëve se çfarë nuk doni të dëgjoini” tha kryeministri në takimin ku po prezantonte, “Paktin për universitetin”. Pas këtij këndëvështrimi manipulativ, sikur studentët janë me kryeministrin kundër pedagogëve, zor se mund të pritet ndonjë zgjidhje e krizës në universitete. Sepse Rama si zakonisht është futur nën pelerinën fshehjes së problemeve. Prandaj dhe pas shkencave sociale mësimdhënësit e filologjikut kanë shpallur grevë për rrëzimin e reformës në arsim. ©Lapsi.al