Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kreu i Kuvendit: Rusia drejt njohjes së shtetit të Kosovës

Lapsi.al 18 January 2019
Kreu i Kuvendit: Rusia drejt njohjes së shtetit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Republikës së Kosovës. Ai po ashtu ka shfaqur shpresën që Kosova do të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë këtij viti, raporton rel

“Vizitën e presidentit rus, (Vladimir) Putin në Serbi, merreni si diçka pozitive. Ne jemi me Amerikën, jemi vend perëndimor.

Fqinji ynë në pjesën veriore po pretendon me qenë mirë me partnerët tanë, por po i hap dyert Rusisë.

Sidoqoftë, në vizitën e Putinit në Serbi, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, janë thënë të njëjtat mesazhe, sikurse me presidentin tonë. Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Republikës së Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ai i ka bërë këto deklarata pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka qëndruar të enjten në Beograd. Ai gjatë një konference për media, së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “Rusia pajtohet që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciproke në përputhje me rezolutën 1244”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI