Flash

Rrëfimi/ Vrau ish-vjehrrit 3 ditë më parë, por për kokën e tij u paguan 50 mijë euro (FOTO)

Lapsi.al 17 January 2019
Rrëfimi/ Vrau ish-vjehrrit 3 ditë më parë, por për

Majlind Lila, 52-vjeçari që vrau prindërit e ish-gruas 3 ditë më parë në Tiranë i kishte shpëtuar një atentati në dhjetor të vitit 2014, që ishte porositur nga burgu.

Për ekzekutimin e tij kishte porositur nga burgu Admir Tafili, ndërsa vrasësi me pagesë, Kristi Pine, do të paguhej 50 mijë euro pasi ta realizonte. Vetë Lila e kishte denoncuar këtë ngjarje në polici më 4 dhjetor 2014. “Panorama” ka publikuar edhe një foto të Majlind Lilajt të kohëve më parë. 

Kristi Pine ndodhet në qeli i arrestuar si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë të komanduar nga Admir Tafili. Pine mori statusin e të penduarit dhe rrëfeu të gjitha krimet e grupit.

 

Pine ka shpjeguar se më datë 10.07.2015 së bashku me Alban Beqiraj dhe Elson Merdani, kunati i Admir Tafilit, kanë qenë me një mjet tip ‘Volkswagen’ dhe Elsoni i ka thënë se: “…do takojmë atë personin për muhabetin që kemi bërë…”, pasi kishin folur që në muajin nëntor për këtë gjë dhe se Elsoni i kishte premtuar 15 mijë euro e një pistoletë 15-she për të kryer një vrasje.

Pine deklaronte se Elsoni i ka treguar personin në afërsi të qendrës në Tiranë, duke i thënë: “Ky është personi që do të takosh, është personi i punës, për të cilën kemi bërë muhabet”.

Personi që Kristi e përshkruante si të shëndoshë, flokë të shkurtër, i gjatë afro 1.75 m, fillimisht i ka thënë: “Ke bërë muhabet me atë”, duke nënkuptuar Elsonin dhe pasi Kristi i është përgjigjur: “Po, kam fol”, i ka treguar me dorë në drejtim duke i thënë:

“Ky është personi”, që në atë moment ndodhej në krahun tjetër të rrugës. Pasi Kristi e ka pyetur “Për sa?”, ai i është përgjigjur: “…për 50 mijë euro”.

Kristi i përgjigjet “Ok”. Në atë moment, ky person, që do të ishte si objektiv për t’u vrarë, ka shkëmbyer shikim me shtetasin Kristi Pine.

Pas kësaj, Kristi është kthyer dhe është futur në automjet ku e priste Elsoni, i cili e ka pyetur: “Hë, mirë?”, dhe ai i është përgjigjur: “Mirë, por të presë ky se kemi halle të tjera”.

[caption id="" align="alignnone" width="720"]Autori i vrasjes ne Tirane, Majlin Lila Majlind Lila[/caption]

Të këshilluara

Kryepeshkopi Anastas vizitë në Athinë

Kryepeshkopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, z. Anastasios, vizitoi këtë mëngjes Kryepeshkopin e Athinës, Ieronymos. Kryepeshkopi i Shqipërisë përshëndeti Kr...

18:42

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI