Flash

Polemika në Francë/ Ministri: Vera nuk është aq e keqe sa pijet e tjera

Lapsi.al 17 January 2019
Polemika në Francë/ Ministri: Vera nuk është aq e keqe sa

Ministri francez i Bujqësisë, Didier Guillaume ka provokuar polemika pasi deklaroi se vera është e ndryshme nga pijet e tjera alkoolike dhe rrallëherë mund të jetë shkaktare e një dehje të lehtë. Komentet e ministrit u konsideruan të padobishme nga ekspertët, ndërkohë që Franca vuan nga konsumi i madh i alkoolit në Europë dhe vera është pija më e popullarizuar në vend.

Ministri Guillaume ka deklaruar për televizionin BFM: "Unë nuk mendoj se verërat janë të krahasueshme me alkoolet e tjera. Ky është vërtet një problem, por unë nuk kam parë, - për fat të keq ndoshta - një të ri që të ketë lënë një klub nate i dehur, sepse kishte pirë Cotes-du-Rhone (verë franceze)". Komente nxitën reagimin e Michel Reynaud, e kreut të Fondit të Veprimit të Varësisë, duke e këshilluar ministrin të vizitojë spitalet për të parë se si po trajtohen njerëzit, që pinë shumë verë.

Gjithashtu, ministrin e kundërshtoi edhe Bernard Basset, nënkryetar i Shoqatës Kombëtare për Parandalimin e Alkoolit dhe Varësisë, duke i vënë në dukje se pothuajse një e pesta e të rinjve në Francë pinë verë. Basset shkroi në Twitter se vera është si çdo alkool tjetër që të deh.

Komentet e ministrit vijnë mes planeve të qeverisë për të frenuar alkoolizmin në vend, të cilat janë kritikuar si joadekuate. Kjo nuk është hera e parë që një zyrtar francez ka dalë në mbrojtje të verës. Edhe Presidenti Emmanuel Macron deklaroi vitin e kaluar se pinte verë në drekë dhe në darkë dhe i kritikoi thirrjet për marrjen e masave kundër reklamave të alkoolit. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="880"]Image result for didier guillaume wine Ministri francez Didier Quillaume[/caption]

Të këshilluara

Shpërthim në Paris, disa të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mëngjesin e sotëm në lagjen Opera, në Paris. Shpërthimi ndodhi mëngjesin e së shtunës jo shumë larg teatrit “Folie Berger...

10:19

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI