Flash

Pakti Bërthamor, SHBA nuk arrin pajtueshmëri me Rusinë

Lapsi.al 17 January 2019
Pakti Bërthamor, SHBA nuk arrin pajtueshmëri me Rusinë

Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar një propozim rus për ruajtjen e Traktatit për Armë Bërthamore, me arsyetimin se ky pakt nuk mund të verifikohet në mënyrë adekuate.

Këto komente të bëra më 16 janar nga Nënsekretarja amerikane për Kontrollin e Armëve dhe Sigurisë Ndërkombëtare, Andrea Thompson, i kanë hapur rrugën Uashingtonit për t’u tërhequr nga kjo marrëveshje, e nënshkruar në kohën e Luftës së Ftohtë.

Duke folur pas takimit në Gjenevë, me zyrtarë rusë dhe amerikanë, Thompson ka thënë se Moska ka refuzuar që të lejojë vëzhgim të duhur të sistemeve të reja raketore të Rusisë, dhe të cilat për Uashingtonin përbëjnë shkelje të traktatit.

“Ne nuk kemi qenë në gjendje të arrijmë një gjuhë të përbashkët me Rusinë”, tha Thompson pasi është takuar me zyrtarë të ministrisë së Jashtme të Rusisë. “Bazuar në diskutimet e djeshme dhe retorikën e ditës së sotme, ne nuk shohim shenja se Rusia do të zgjedhë pajtueshmërinë”, tha ajo para gazetarëve.

Ndërkohë në Moskë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar SHBA-në për shkatërrim të paktit për sistemet e armëve, pasi sipas tij Moska është e gatshme që të ruajë këtë marrëveshje.

Ky traktat ndalon raketa balistike dhe ato të nisura nga toka me kapacitet prej 500 deri në 5,500 kilometra. Sipas këtij pakti, pothuajse 2,700 raketa janë elimunuar nga Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara, kryesisht në Evropë.

Rusia ka paralajmëruar se nëse Shtetet e Bashkuara braktisin paktin dhe zhvillojnë armë të tilla në Evropë, Moska do të përgjigjet njëjtë.

Të këshilluara

Shpërthim në Paris, disa të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mëngjesin e sotëm në lagjen Opera, në Paris. Shpërthimi ndodhi mëngjesin e së shtunës jo shumë larg teatrit “Folie Berger...

10:19

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI