Ka vërtetë një intrigë merkato pas të ardhmes së Frankie De Jong. Mesfushori hollandez, që do të largohet nga Ajax në verë, kishte gjetur një akord verbal me Barcelonën, që mbetej vetëm të akordohej me klubin e Amsterdam. Vetëm se në Spanjë, janë të sigurtë se 21 vjeçari ka preferuar ofertën ekonomike më të mirë të Psg, që ka kënaqur kërkesat e Ajax (75 milionë) e ka bindur De Jong.
"Verba volant, scripta manent" ("fjalët fluturojnë, të shkruarat mbeten") thotë një shprehje e famshme latine që përshkruan historinë mes De Jong e Barcelonës. Klubi blaugrana, në fakt, është spostuar nga vendimi i lojtarit për të anashkaluar fjalën e dhënë kohë më parë. Sipas 'Mundo Deportivo', talenti i futbollit hollandez i ka thënë po projektit të Psg, duke preferuar një të ardhme pranë Mbappé e Neymar, në krahasim me idenë për të luajtur me Messi.
Sipas medias spanjolle, oferta ekonomike e parisienëve ishte superiore dhe do ti garantonte një impenjim më të madh. Në sfond ishte edhe Manchester City i Guardiolas, por francezët dogjën konkurencën, duke vënë në tavolinë 75 milionë euro. Në kampin e Barcelonës nuk kanë ndërmend të futen në ankand dhe do të mundohen ti kthejnë mendjen djaloshit me një projekt sportiv më të mirë. Në Katalonjë, synojnë të hakmerren me Adrien Rabiot, në skadencë pikërisht me Psg.