Flash

Indeksi i krimit/ Shqipëria humbet terren, shtohen rastet

Lapsi.al 17 January 2019
Indeksi i krimit/ Shqipëria humbet terren, shtohen rastet

Ditët e para të 2019-s nisën me një bilanc jo të mirë për sa u përket veprave penale, që nga vrasjet brenda familjes deri te vjedhjet.

Sipas Numbeo.com, portalit më të madh që mbledh të dhëna mbi kostot dhe cilësinë e jetesës në vende të ndryshme të botës, Shqipëria ka përkeqësuar renditjen për sa i përket Indeksit të Krimit në 2019-n.

Këtë vit, Shqipëria shënon 40.3 pikë nga 39.8 pikë që shënonte një vit më parë, duke kaluar nga një vend me nivel krimi të ulët në një vend me krim të moderuar. Për 2019-n, Shqipëria renditet e 12 në Europë për sa i përket krimit.

Ndërmjet 20-40 pikë, vendi konsiderohet me një nivel të ulët krimi, ndërsa ndërmjet 40-60 konsiderohen vende me krim të moderuar, 60-80 me nivel kriminaliteti të lartë dhe mbi 80 shumë të lartë.

Në Europë, qytetet me nivelin më të lartë të kriminalitetit janë Katania, Napoli dhe Torino në Itali.

Vendet me kriminalitetin më të lartë në botë janë vendet e Amerikës së Jugut, të cilat kanë shënuar mbi 80 pikë, si Brazili, Kolumbia, Venezuela, Honduras. Nivel të lartë të krimit kanë edhe disa vende të Afrikës së Jugut dhe Azisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shënuar nga 40-60 pikë, duke u renditur në nivelin e moderuar.

Nivelin më të ulët të kriminalitetit e ka Japonia, e cila ka shënuar 13 pikë, më e ulëta nga vendet e marra në shqyrtim. Vendet me kriminalitetin më të ulët janë vendet arabe, si Arabia Saudite, Omani.

Vendet e Europës së Veriut dhe Qendrore, si dhe vendet Baltike klasifikohen me nivel të ulët të kriminalitetit. Ndër vendet e Ballkanit, vetëm Kroacia është e konsideruar si vend me nivel të ulët krimi. /monitor

Të këshilluara

Të shtëna armësh pranë QSUT në Tiranë

Të shtëna armësh janë regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet. Mësohet se është qëlluar me armë zjarri nga dy makina në lëvizje pranë QSUT-së. Fatmirësi...

21:34

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI