Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

FOTO/ Detaje të reja nga atentati me armë që tronditi Korçën

Lapsi.al 17 January 2019
FOTO/ Detaje të reja nga atentati me armë që tronditi

Një 30-vjeçar ende i paidentifikuar u vra me armë zjarri në një lagje periferike të qytetit të Korçës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjte në lagjen 10, e njohur edhe si “Lagjja e francezëve. Viktima ka humbur jetën nga një plumb i vetëm që e ka qëlluar në kokë në pjesën e syrit. Pas hetimeve të para të policisë thuhet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti. Burimet thonë se përplasja ka nisur në një lokal ku mendohet se janë përfshirë të paktën 4 persona. Sherri mes tyre ka vazhduar edhe midis një blloku pallatesh ku edhe u krye vrasja. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një levë hekuri dhe një kapuç, dëshmi këto të një përleshjeje mes viktimës dhe autorit të vrasjes. 2 persona janë shoqëruar nga policia lidhur me këtë vrasje që tronditi Korçën pas një periudhe relativisht të gjatë pa krime të kësaj natyre. Policia nuk ka arritur ende të identifikojë viktimën, por as autorin e krimit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI