Flash

Del VIDEO/ Studentët marrin Ramën në telefon: Protesta juaj, idiotësi më të madhe nuk kam parë

Lapsi.al 17 January 2019
Del VIDEO/ Studentët marrin Ramën në telefon: Protesta juaj,

Një grup studentësh ka telefonuar kryeministrin e vendit, Edi Rama dhe e ka regjistruar bisedën. Dritare.net ka siguruar për ju videon ku studentët komunikojnë me Ramën.

Pjesë nga biseda e Ramës me studentët

Rama: A sa e madhe aaa.

Studentja: Po argëtoheni?

Rama: Ça tha ai veshëgjati?

Rama: Unë jam i gjatë 198 cm.

Studentja: S’na the se e pëlqen protestën?

Rama: Të thashë sa e pëlqej protestën. Idiotësi më të madhe se kaq nuk kam parë.

Studenti: Jemi 150 mijë studentë, pse të gjithë budallenj jemi?

Rama: Pse 150 mijë jeni ju aty?

Studenti: Jo jemi 150 pa 1, se njëri iku deri aty tutje.  Protesta jonë është më e fortë se qeveria juaj?

Rama: Kjo është protesta më e fortë kjo juaja?

Studenti: Sigurisht, një formë proteste është dhe kjo.

Rama: Kjo protesta juaj është një idiotësi. Që të mbylleni brenda dhe të rrini atje, s’ka asnjë lidhje me protestës së cilës i jam referuar dhe i referohem ende.

Studenti: I ke përgjigjet shumë të gjata…

Rama: Si të doni…

Studenti: Po po… vazhdoni se po ju presim. E kemi për nder që po flasim me ju.

Studenti: Trumpi s’flet me amerikanët, ju flisni me ne…Hajd mo… Kjo pjesa e idiotësisë ç’a është?

Rama: Atyre që janë pa edukatë, iu kam thënë që jeni paedukatë…

Studentja: Po për ne çfarë mendon deri tani?

Rama: S’thashë gjë për ju deri tani… Më pyetët si ju duket, ju thashë më duket idiotësi, s’keni pse të ofendoheni.

Studentja: S’na dhatë një numër nga 1-10 sa ju pëlqen protesta?

Rama: Kjo s’është protestë, është idiotësi. Të mbyllesh brenda, të mos dish çfarë kërkon, të pengosh të tjerët, është idiotësi.

Studenti: Përgjysmo tarifat e masterit vëlla..

Rama: Si the ti vëlla? Tarifat e masterit nuk përgjysmohen, jo të ngujoheni por të dilni pas kushedi sa vitesh…

Studentja: Unë mendoj t’i mbyllni fare masterat…

Rama: Nuk përgjysmohen.

(Rama mbyll telefonin)

Njëri nga studentët shan: Të q… r…t.

Të këshilluara

Kryepeshkopi Anastas vizitë në Athinë

Kryepeshkopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, z. Anastasios, vizitoi këtë mëngjes Kryepeshkopin e Athinës, Ieronymos. Kryepeshkopi i Shqipërisë përshëndeti Kr...

18:42

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI