Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Basha: Protesta popullore do t'i japë fund krizës

Lapsi.al 17 January 2019
Basha: Protesta popullore do t'i japë fund krizës

Lulzim Basha deklaroi për mediat se partia e tij është e vendosur që të luftojë krizën politike në vend.

Sipas kryedemokratit, rruga e vetme për t’u përballur me qeverinë është bashkimi i qytetarëve për t’i dhënë fund kësaj fasade në protestat mbarëpopullore.

“Ditën e djeshme PD ka vendosur që të udhëheq protestat qytetare dhe do të parashtrojë një zgjidhje politike që do ta kemi në Këshillin Kombëtar të PD dhe do kemi një mobilizim të opozitës së bashkuar. Kjo qeveri ka rënë para qytetarëve, para syve të Europës dhe gjithë botës.”, tha Basha pas takimit që zhvilloi me ministrin e Jashtëm holandez, Stef Blok.

Basha shtoi se vendi është zhytur në një krizë te thellë politike.

“Vjen një moment ku Shqipëria po zhytet në një krizë të thellë politike. Ngjarja e djeshme në Kuvend është asgjësimi i të drejtës së fjalës. Ndërkohë situata e përgjithshme mund të bëhet me dy fjalë; kapja e sistemeve dhe institucioneve. Ndaj nuk duhet të fshihen dhe të sheqerosen. Pasi asnjë të re nuk do të kemi nga fronti i perëndimit. Negociatat do të hapen për vendet e tjera dhe jo për Shqipërinë. Unë dhe PD jemi të vendosur që të ndalim krizën politike dhe krizën ekonomike të thellë. Dhe këtë mund ta bëjmë vetëm përmes kthimit te vlerat europiane. Zgjedhje të lira, kontroll i qeverisjes nga qytetarët dhe garë e ndershme politike”, u shpreh Basha.

Të këshilluara

Bojkot total në FEUT, të gjitha klasat bosh

Në fakultetin e Ekonomisë në Tiranë vijon bojkoti prej të gjithë studentëve. Studentët dhe pedagogët, pa përjashtim kanë bojkotuar procesin mësimor. Ky bojko...

12:47

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI