Flash

Yoga e harmonisë përfundon me grushta tek Fulham

Lapsi.al 16 January 2019
Yoga e harmonisë përfundon me grushta tek Fulham

Ndoshta sepse janë në vendin e parafundit në renditje në Premier League, apo sepse vijnë nga nga dy humbje radhazi, fakt është që në dhomat e zhveshjes së Fulham, skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri, nervat janë të tendosura. Në vecanti situata mes dy sulmuesve, Mitrovic e Kamara, që kanë nisur përplasjet ndonjë javë më parë për një penallti (francezi ia mori topin nga duart me forcë serbit e më pas gaboi nga pika e bardhë), ndërsa këtë herë kanë kaluar tek duart, në përfundim të një séance yoga.

Pikërisht, për të rritur harmoninë e shpirtin e bashkimit mes futbollistëve në këtë moment të vështirë, Ranieri kishte organizuar një seancë kolektive yoga por, ashtu si raporton The Sun, Mitrovic e Kamara e kanë transformuar "në një takim artesh marciale mikse". Tabloidi anglez shkruan se se papritur të dy kaluan tek duart dhe se u ndanë me shumë vështirësi nga shokët e skuadrës, që nuk e prisnin që përplasja mes tyre të degjeneronte deri në atë pikë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI