Flash

Vendoset çmimi për Hazard: Real është gati të bëjë cmendurinë

Lapsi.al 16 January 2019
Vendoset çmimi për Hazard: Real është gati të

"Hazard ka një cmim: 112 milionë euro". Kjo është hapja e zgjedhur nga e përditshmja spanjolle As, që ka dhënë ndoshta detajin më të rëndësishëm në tratativën, që edhe verën e kaluar u kthye në një telenovelë, në interesimin e Real Madrid ndaj kampionit të Chelsea.

Lojtari i kombëtares belge është një nga lojtarët më të përfolur të merkatos, për vetë faktin se konsiderohet një nga më të mirët në botë për rolin e tij. Fakti që është përcaktuar një cmim, tregon se bisedimet dhe gatishmëria e londinezëve është e tillë sa për të lejuar merengues të ndërhyjnë në qershor.

Klubi londinez, sipas asaj që bën të ditur e përditshmja spanjolle AS, është gati ta shesë lojtarin për shifrën e 112 milionë euro. Cmimi nuk është i papërballueshëm nga Real Madrid, por kjo vetëm sepse në 2020 përfundon kontrata e Hazard, që mund të largohet nga Stamford Bridge me parametër zero dhe kjo mund ta tundojë Real të bëhet i durueshëm.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI