Flash

Studentët e Juridikut: Jemi provokuar nga forumi rinor i PS-së

Lapsi.al 16 January 2019
Studentët e Juridikut: Jemi provokuar nga forumi rinor i PS-së

Studentët e fakultetit Juridik vazhdojnë t'i qëndrojnë plotësimit të kërkesave të tyre pavarësisht provokimeve dhe vështirësive që kanë hasur gjatë ditëve të qëndresës.

Së fundmi, ata janë shprehur se kanë marrë një tjetër provokim nga anëtarë të forumit rinor të PS-së, të cilët kanë mbledhur firmat e disa studentëve për të vijuar procesin e mësimit.

Studentët janë shprehur se do të vazhdojnë të qëndrojnë deri në momentin që kërkesat e tyre të plotësohen ashtu si ato i kanë kërkuar, dhe jo në mënyrën si kryeministri dëshiron t'i plotësojë.

“Dje patëm një provokacion të forumit të PS, të cilët morën nismën për një peticion për të mbledhur firmat për të nisur mësimin. Për këtë arsye ne e cilësuam një provokacion. Kemi patur kontakte me pedagogët, presim një deklaratë të tyre, e cila do të jetë pa diskutim pro nesh.

Siç është deklaruar edhe në ditët më përpara, ngujimi ynë do të vijojë deri në plotësimin e 9 pikave ashtu siç duam ne të plotësohen dhe jo siç duan ata”, u shpreh një nga studentët.

Të këshilluara

Rama: Studentët mund të ankohen në Facebook

Kryeministri Edi Rama ka thënë se në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë edhe për studentët, të cilët mund të pyesin dhe të shprehin pr...

10:45

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI