Flash

Ronaldo vendos Superkupën e Italisë, me mënyrën e tij: Juventus shumë i fortë për Milan

Lapsi.al 16 January 2019
Ronaldo vendos Superkupën e Italisë, me mënyrën e tij:

Trofeu i parë sezonal për Juventus me firmën e njeriut më të pritur, Cristiano Ronaldo. Bardhezinjtë nuk dështuan në takimin e Superkupës së Italisë në Jeddah përpara 62mijë spektatorësh, edhe pse vuajtën kundër një Milan të organizuar. Triumfi i tetë në histori për bardhezinjtë, me golin deciziv të yllit portugez, që vendosi ndeshjen, duke mundur Donnarumma, e duke konfirmuar superioritetin e Juventus në arenën kombëtare.

Milan nga ana tjetër provoi me armët e tij, por u ndal nga traversa e goditur nga Cutrone dhe kartoni i kuq i Kessie 15 minuta nga fundi, që i komplikoi më tej gjërat, në pritje se si do të përfundojë telenovela Higuain, në fushë për 15 minuta.

Triumfoi në fund edhe një herë Juventus, falë mbretit të kupave, që i shtoi palmaresit të tij edhe një tjetër Kupë: tetë gola personal në 7 finale të diskutuara me klube.

STATISTIKAT

- Juventus ka fituar tetë herë Superkupën Italiane, më shumë se cdo skuadër tjetër.

- Cristiano Ronaldo ka shënuar tetë gola në shtatë finalet e diskutuara me klubet.

- Kjo është Superkupa italiane me më pak gola që nga 2007 (Inter-Roma 0-1).

- Juventus ka shënuar në të tetë ndeshjet e fundit kundër Milan.

- Milan nuk arriti të shënojë në tre ndeshjet e fundit kundër Juventus.

- Juventus ka shënuar në të gjithë 27 ndeshjet sezonale (50 gola)

- Ajo e Patrick Cutrone ishte shtylla e 10° goditur nga Milan në këtë sezon.

- Goditja e parë në kuadrat nga ana e Juventus mbërriti në minutën e 58° të lojës.

- Kartoni i pestë i kuq për Milan në këtë sezon: dy kundër Juventus.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/frCOsVvddiJjqULDIUXJ_16_b81553f24a4abbd514a5b68521c02a77_video_720p_converted.mp4

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI