Flash

Rama del bllof/ Bie alibia e mikut qeramist për oxhakun 18 mijë euro

Lapsi.al 16 January 2019
Rama del bllof/ Bie alibia e mikut qeramist për oxhakun 18 mijë euro

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi sot se Edi Rama ka gënjyer për oxhakun 18 mijë eurosh, kur tha se nuk ndodhet në shtëpinë e tij në Surrel, por në studion e mikut të tij qeramist, Adrian Dule.

"Edi Rama duhet të ishte në burg për fshehje pasurie" - u shpreh Zhupa, e cila publikoi më pas pasqyrat financiare dhe librin e tatimeve të mikut të kryeministrit, Adrian Dule.

Ky i fundit, siç mund ta shihni edhe në fotot më poshtë, ka zero transaksione financiare. Nga historiku i të dyja aktiviteteve që ka krijuar, rezulton se Dule nuk ka shitur asnjë punim të tij, duke mos i paguar shtetit asnjë qindarkë në tatime. Me një background të tillë profitesh, qeramisti nuk do të mundte kurrë të shpenzonte 18 mijë euro për një oxhak.

Deklarata e sotme e zëdhënëses vjen pas një serie sulmesh ndaj Edi Ramës për vilën e tij në Surrel. Sipas opozitës, vila ku jeton kryeministri nuk justifikohet as me pasurinë e tij dhe as me të bashkëshortesh. Një detaj si ky oxhak në foto, i fiksuar nga opinioni publik në spotin e emisionit "Xing me Ermalin", sipas PD-së ndodhet në shtëpinë e Ramës, gjë të cilën ky i fundit e ka mohuar.

©Lapsi.al 

Kush është Adi Dule? Miku i Ramës që ankohet për famën e marrë nga oxhaku 

Të këshilluara

Rama: Studentët mund të ankohen në Facebook

Kryeministri Edi Rama ka thënë se në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë edhe për studentët, të cilët mund të pyesin dhe të shprehin pr...

10:45

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI