Flash

Pas fotos mbi elefant, Genci ju kthehet komentuesve: E keni seriozisht?!

Lapsi.al 16 January 2019
Pas fotos mbi elefant, Genci ju kthehet komentuesve: E keni seriozisht?!

Këngëtari shqiptar Genc Prelvukaj nuk i ka pritur aspak mirë kritikat e ndjekësve të tij, për fotot ku shfaqet me partneren Eni Koçi duke bërë shëtitje të hipur mbi një elefant në Tajlandë.

Shumë prej komentuesve e kanë kritikuar për të mbrojtur të drejtat e kafshëve atje.

“Mizori ndaj kafshëve. Elefantët duhet të jenë të lirë dhe nuk duhet t’ju bëjnë juve xhiro anembanë”, i shkruan njëra nga fanset, së cilës Genci ka vendosur t’i përgjigjet personalisht.

Ai kujton arsye të tjera akoma më të rëndësishme për të cilat duhet të shqetësohen shqiptarët, si dhuna ndaj grave apo varfëria, në vend të mbrojtjes së të drejtave të kafshëve në Azi.

“Me mijëra shqiptarë në gjendje të rëndë ekonomike, me qindra persona të zhdukur, me qindra gra të dhunuara, me mijëra të sëmurë, me mijëra raste të dhunës në familje, me probleme të ndotjes së ajrit,e të tjera e të tjera, shqiptarët merren me mbrojtjen e të drejtave të elefantëve në Azi. More e keni seriozisht ju?”, shkruan Genci.

Nuk e dimë se çfarë mendon Eni Koçi për të drejtat e kafshëve, por në një foto me një elefant ajo duket se i adhuron ata:

“Kryevepra më e madhe e natyrës, një elefant.. Gjëja e vetme e madhe më e padëmshme”, shkruan ajo.

Të këshilluara

R.Kelly, martesa me ish gruan e tij 15 vjec

Detaje të reja kanë dalë nga lidhjet dhe marrdhëniet e shkuara të artistit të hitit “Ignition”, teksa është zbuluar që ish gruaja e tij Aaliyah ka qenë 15 vjeç ...

14:37

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI