Flash

Paris Jackson jo mirë me shëndetin mendor, shtrohet në qëndër rehabilitimi

Lapsi.al 16 January 2019
Paris Jackson jo mirë me shëndetin mendor, shtrohet në

Paris Jackson rrëfeu në vitin 2017 se në moshën 15-vjeçare kishte tentuar të kryente vetëvrasje.

Dhe pas problemeve me shëndetin mendor, raportohet se vajza e Michael Jackson po merr trajtime në një qendër rehabilitimi për shëndetin emocional.

Sipas mediave të huaja, 20-vjeçarja por merr ndihmë për të pasur një gjendje të mirë mendore dhe fizike.

“Paris ka vendosur të marrë ca kohë për të rifilluar, riorganizuar dhe për ti dhënë përparësi shëndetit të saj fizik dhe emocional,”-tha një burim. “Ajo ka bërë një kontroll në qendër rehabilitimi që ta ndihmojnë në mirëqenien e saj.”

Modelja ka postuar për herë të fundit një foto në Instagram më 12 dhjetor. Që nga ajo kohë, Paris është zhdukur nga mediat sociale.

Regjistrimi i saj në qendrën e rehabilitimit, vjen pasi Jackson ka folur hapur për betejën e saj me ankthin dhe depresionin.

Por shumë yje të famshëm kanë folur hapur për problemet me ankthin e depresionin. Selena Gomez dhe Demi Lovato u shtruan në qendër rehabilitimi pak muaj më parë. Gjithashtu Lady Gaga ka folur hapur për problemet me shëndetin mendor. Ndërsa së fundmi, për herë të parë foli hapur edhe supermodelja Hailey Baldwin.

Të këshilluara

R.Kelly, martesa me ish gruan e tij 15 vjec

Detaje të reja kanë dalë nga lidhjet dhe marrdhëniet e shkuara të artistit të hitit “Ignition”, teksa është zbuluar që ish gruaja e tij Aaliyah ka qenë 15 vjeç ...

14:37

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI