Flash

Mourinho, as një muaj i papunë: kontrata është faraonike

Lapsi.al 16 January 2019
Mourinho, as një muaj i papunë: kontrata është faraonike

Pas largimit nga Manchester pas shkarkimit, Josè Mourinho thoshte se do të kishte një të ardhme edhe pa United. E në fakt rezultoi ashtu. As një muaj i papunë dhe Special One merr një kontratë të cmendur, që ndoshta është në një pozicion ku portugezi nuk është mësuar, por do ti sjellë njëlloj të ardhura. Nuk ka asnjë pankinë për Mourinho, por një poltronë komode ku duhet të bëjë komentatorin televiziv të ndeshjeve të Kupës së Azisë dhe Premier League. Një rikthim në të shkuarën, si në kohët kur komentonte për Russia Today Botërorin 2018.

Goditjen e ka bërë në fakt BeIN Sports. Portugezi do të ndricojë opinionin sportiv për 68 mijë euro për përfaqësim (në Rusi 2018 për të komentuar 5 ndeshje dhe fitoi 1 milionë euro), por nuk mund të thotë asnjë fjalë për Manchester United. Mes detajeve të daljes së mirë nga United, që pagoi 20 milionë euro për Special One, ka një klauzolë që e ndalon të flasë motivet e shkëputjes së bashkëpunimit me Djajtë e Kuq. Nga ana tjetër sulmet e Mourinhos për dhomat e zhveshjes së Real Madrid janë shumë të famshme për tu harruar...

Real Madrid mbetet gjithnjë zgjedhja e parë e portugezit ashtu si Mourinho është gjithnjë në tre emrat e parë të listës së preferencave të Perez, bashkë me Allegri e Pochettino. Një pjesë e bordit drejtues është kundër Mourinho, trajner me personalitet tepër të fortë, por në fund vendos Perez, që për të riformuar Madrid ka nevojë për një trajner special.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI