Flash

Misteri Higuain: mungon në foton e grupit, justifikimi me temperaturë

Lapsi.al 16 January 2019
Misteri Higuain: mungon në foton e grupit, justifikimi me temperaturë
Gonzalo Higuain nuk është shfaqur në foton e Milan me autoritetet në Arabinë Saudite, duke e kthyer në mister të vërtetë prezencën e tij në Superkupën e Italisë që do të luhet në Jeddah. Klubi saktëson, se lojtari ka munguar për shkak të temperaturës dhe jo për vendime që mund të prekin merkaton, por në alert janë vënë tashmë Juventus dhe Chelsea. Ajo që u kuptua nga kjo mungesë në foto, në fakt ishte që Higuain do të largohet nga Milan pas Superkupës italiane. Mbetet gjithnjë për tu parë, nëse në orën 18.30, Pipita do të zbresë në fushë kundër Juventus. Situata ka precipituar me shpejtësi në vigjiljen e sfidës në Jedahh dhe ka shpërthyer me të gjithë forcën, edhe pse në fakt dyshimet e kësaj tratative delikate merkato ndiheshin prej ditësh. Klubi deklaron zyrtarisht se argjentinasi është me temperaturë dhe se mjekët e fizioterapistët e Milan janë në punë për të kuptuar nëse Higuain mund tia dalë për të zbritur në fushë kundër Juventus. Përvec temperaturës flitet edhe për gjendje gripale, që e bëjnë të pamundur aktivizimin e tij në Superkupë, por ndjesia është se ka tjetër gjë pas mungesës së argjentinasit në atë foto.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI