Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Marrëveshja ra/ Çfarë i kushton Britanisë dalja e njëanshme nga BE

Lapsi.al 16 January 2019
Marrëveshja ra/ Çfarë i kushton Britanisë dalja e

Kryeministrja britanike, Theresa May nuk arriti të merrte votat e nevojshme në Parlament për të nisur procedurën e daljes nga Bashkimi Europian sipas marrëveshjes që qeveria e saj ka përgatitur me unionin.

Votimi i djeshëm vjen pas një kaosi në qeverinë dhe Parlamentin britanik. Marrëveshja e qeverisë May me BE-në ka prodhuar dorëheqje në kabinetin qeveritar, por edhe një mocion mosbesimi ndaj May, së cilit kjo e fundit arriti ti mbijetojë.

Në këtë situatë, qeveria britanike është përgatitur edhe për skenarin më të keq. Atë të daljes nga BE pa një marrëveshje. Prej kohësh është hapur një debat në Britaninë e Madhe: Më mirë me një marrëveshje ku Britania dobëson pozitat e saj ndaj BE, apo pa marrëveshje fare?

Çfarë do të thotë një dalje nga BE pa marrëveshje?

Dalja e Britanisë nga unioni pa marrëveshje do të thotë se konsumatorët, bizneset dhe organet publike do të duhet t’u përgjigjen menjëherë ndryshimeve, dhe jo në një periudhë tranzitore prej 21 muajsh siç është parashikuar.

Sipas Dr. Simon Usheruud, ekspert politik në Universitetin e Surreyt, situata në Britaninë e Madhe do të ishte e paqartë nëse ajo nuk do të arrinte një ujdi me Bashkimin Europian.

Sipas Usheruud, as BE dhe as Britania e Madhe nuk janë në favor të një ndarjeje të tillë.

Çfarë mund të ndodhë nëse nuk arrihet marrëveshja?

Këto janë vetëm disa nga pasojat:

Tregtia

Për tregtinë, Mbretëria e Bashkuar do ti kthehej rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë. Meqënëse Britania nuk do të ishte më e lidhur me rregullat e BE, ajo do të duhej të ballafaqohej me tarifat e jashtme të unionit. Çmimi i mallrave në dyqane për britanikët do të rritej pasi bizneset do të duhej të vendosnin tarifa për mallrat e importuara nga vendet e BE.

Disa nga prodhimet dhe produktet britanike mund të refuzohen nga vendet e BE-së për mungesë autorizimi apo çertifikimi.

Industritë e prodhimit mund të zhvendoseshin në vendet e BE-së për të shmangur vonesat që do të krijoheshin në kufi.

Njerëzit

Mbretëria e Bashkuar do të ishte e lirë të vendoste kontrollet e veta mbi emigracionin nga shtetasit e BE dhe blloku mund të bënte të njëjtën gjë për britanikët.

Mund të ketë vonesa të gjata në kufi, nëse kontrollet e pasaportave dhe doganave rriten. Fati i të riatdhesuarve, (ka 1.3 milionë britanikë në vendet e BE dhe 3.7 milionë europianë në Britani) sa i përket të drejtave të tyre për të jetuar dhe punuar do të ishte e paqartë.

Profesionistë britanikë që punojnë në BE mund të shkarkohen pasi kualifikimit e tyre nuk mund të njihen.

Mund të ketë vonesa në fluturime midis Britanisë dhe BE-së pasi konfirmimet e nevojshme për sigurinë mund të duan kohë të adaptohen.

Ligjet

Ligjet specifike të BE-së do të hiqeshin nga libri i ligjeve britanik. Vendi nuk do të duhej ti përmbahej vendimeve të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, por do të qëndronte e lidhur me Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Paratë

Qeveria nuk do të duhej të paguante kontributin vjetor prej 13 miliardë dollarësh në buxhetin e BE-së. Megjithatë, Britania do të humbiste nga disa subvencione të BE-së - Politika e Përbashkët Bujqësore u jep fermerëve britanikë 3 miliardë paund.

Kufiri irlandez

Çështja e kufirit midis Irlandës së Veriut dhe Republikës do të mbetej e pazgjidhur. Ndërsa për infrastrukturën fizike është vënë veto, kufiri do të bëhet një kufizim i jashtëm për BE-në në rast të një Brexit-i pa asnjë marrëveshje. Do të ketë presion për të zbatuar kontrollet doganore dhe të imigracionit.

iNews, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Shpërthim në Paris, disa të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mëngjesin e sotëm në lagjen Opera, në Paris. Shpërthimi ndodhi mëngjesin e së shtunës jo shumë larg teatrit “Folie Berger...

10:19

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI