Flash

Gattuso sulmon arbitrimin: "Nëse kemi Var, t'a përdorim..."

Lapsi.al 16 January 2019
Gattuso sulmon arbitrimin: "Nëse kemi Var, t'a

Rino Gattuso, si zakonisht, nuk përdor lojëra fjalësh për të komentuar ndeshjen e humbur nga Milan, në Superkupën e Italisë kundër Juventus: "Duhet vetëm ti bëj komplimenta djemve të mi, kemi provuar ti ngjitemi një mali, pastaj episodet i gjykoni vetë. Kartoni i kuq i Kessie ishte, por nëse kemi teknologjinë, le ta përdorim. Juventusit i lejuan të mbaronte dy aksione, ndërsa Cutrone ia ndalën menjëherë. Ata janë një super skuadër e këto gjëra nuk i kuptoj. Dhamë gjithcka, edhe dicka më shumë, tani shohim përpara".

Tekniku i Milan ka sqaruar edhe situatën e Gonzalo Higuain, që u fut në fushë nga pankinë në fundin e lojës: "Nuk ndodhi asgjë. Mbrëmë kishte temperaturën 38.5, bëmë gjithcka për ta futur në fushë, e ka fjetur shumë pak. Duket si barsaletë por është e vërtetë, në mëngjes kur erdhi princi të na përshëndesë, kërkova unë që të mos ishte, për të mos infektuar të tjerët me virus".

E gjithë situata dhe hija e dyshimeve të Higuain lidhet me merkaton, ku argjentinasi mund të ketë luajtur edhe ndeshjen e fundit me Milan. "Duhet të mendoj edhe për lojtarët e tjerë. Të shohim nesër cdo të ndodhë ".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI