Flash

Faktet/ Tallja cinike e Klement Balilit me policinë

Lapsi.al 16 January 2019
Faktet/ Tallja cinike e Klement Balilit me policinë

Vënia nën pranga e Eskobarit të Ballkanit, Klement Balili, e cila u konsiderua nga kryeministri dhe ministri i Rendit si një sukses i policisë, megjithëse uniformat blu kishin dështuar mëse 14 herë që ta kapnin, përfundoi si një fiasco. Deklarata e ish ambasadorit Lu se policia ose është e paaftë ose nuk do që të prangosë, rezultuan të vërteta.

Sepse, ashtu sikurse u tall për dy vite e gjysëm me “zhdukjen” e tij, po ashtu Klement Balili vuri në skenë edhe dorëzimin e tij.

Le t'i marrim me radhë etapat e këtij spektakli të paprecedent:

Dorëzimi si hero

Pasi pa një polici të kapitulluar dhe të paaftë për ta mbërthyer, Balili vuri kushtet e tij për t'u dorëzuar. Ai jo vetëm zgjodhi datën se kur do ta bënte këtë, pra kur dosja të mbërrinte në gjykatë, pra që mos harxhonte shumë kohë në qeli siç ka pohuar vetë, por edhe mënyrën si do të kryhej dorëzimi.

Të martën e 15 janarit, në fshatin Stiar të Delvinës, ai doli nga shtëpia e tij. U nda si një hero me familjarët, bashkëfshatarët dhe miqtë e një zone, ku ai ka punësuar mbi 1 mijë vetë. Pamjet e transmetuara më shumë i ngjanin skenave të filmit Narkos me Eskobrin real, sesa një ngjarjeje që zhvillohej në Shqipëri, ku forcat e rendit ishin pothuajse inekzistente.

Dhe si për ironi të të gjithëve, Klement Balili edhe ishte kujdesur që e gjithë përcjellja madhështore të filmohej tamam sikur donte ta lëvizte thikën në plagën e hapur të një shteti krejtësisht impotent.

Lexo me tej:

Investigimi/ Fundi i arratisë mbi 2-vjeçare të Klement Balilit

Pazari i drejtorit të policisë

Drejtori i Policisë, Ardi Veliu, i cili e priste të kërkuarin më të madh në vend pas një pularie të braktisur, do të jetë ndjerë tejet i prekur në krenarinë e tij si polic, nëse i ka mbetur ndopak e tillë. Sepse kushti i Klement Balilit ka qenë i prerë: nuk dorëzohem përpara policëve të zakonshëm. Dhe Ardi Veliu u nis drejt Delvinës pa forca speciale dhe më tepër si një person privat, që do mbante një fjalë të dhënë sesa si përfaqësuesi i autoritetit të shtetit.

Mënyra gati personale me të cilën u soll me rastin e Balilit, e përforcon mjaft tezën e përgjimit se ai është sjellë njësoj edhe në rastin e Fredi Alizotit, dëshmitarit fallco të policisë në rastin Babale. Kështu, Ardi Veliu më shumë po bën rolin e taksistit të të kërkuarve se atë të drejtorit të uniformave blu.

Përdhosja e shtetit

Ashtu sikurse e pranoi vetë në emisionin “Dritare me Rudinën”, Rigels Balili, nipi i të shumëkërkuarit dhe kreu i bashkisë Delvinë, ai ka qenë negociatori mes Klementit dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë: “Është vetëdorëzuar, unë kam bërë negociata me drejtorin e policisë bashkë me xhaxhain dhe kemi shkuar në zyrë. Që në datën 10 janar kanë nisur negociatat. Ai është shprehur edhe më parë, që kur dosja të kompletohet dhe të shkojë në gjykatë, ai do të dalë para drejtësisë”.

Pra ky është pohimi skandaloz që një i zgjedhur nga populli, një njeri që paguhet me taksat e shqiptarëve hyn në zyrën e Drejtorit të policisë dhe flet në emër të njeriut që kërkohet nga DEA amerikane dhe nga Interpoli.

Kaq i pafuqishëm dhe i pabythë është treguar shteti shqiptar sa ka qenë i gatshëm të pranonte edhe këtë turp, duke rënë në gjunjë para çdo kushti vetëm që ta mbyllte pataten e nxehtë Balili.

Ironia e avokatit

Kaq përpikmërisht i qëndroi Drejtori i Policisë, Ardi Veliu paktit me Klementin, sa për të respektuar kërkesën e tij që mos dorëzohej me bujë dhe para kamerave, ai e depozitoi në fillim në komisariatin 6 në Kombinat dhe jo në Drejtorinë e Policisë, ku qenë mbledhur mediat. Dhe si për t'i dhënë fund një dite talljeje cinike me shtetin, kur avokati i tij, Theodhori Sollaku doli para mediave për t’u pyetur se përse klienti i tij vendosi të dorëzohej tani, ai u përgjigj me një nënqeshje therrëse. “Për t'i kursyer shtetit 50 mijë euro. Mbajtja e një njeriu në burg kushton dhe Klementi ia shpëtoi këto para taksapaguesve”.

Pra ne duhet t'i themi faleminderit Balilit që na nxori me fitim. Duhet t'i jemi mirënjohës që nuk na shpenzoi as 100 mijë eurot që u vunë si shpërblim për kallëzuesin e tij.

Duhet t'ia dinë për faleminderit gjithashtu edhe Sandër Lleshi dhe Edi Rama, që megjithëse simbole të një shteti me brekë nëpër këmbë, vazhduan gjatë gjithë ditës të bërtasin "fitore dhe sukses".

©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama merr postin e ministrit të Jashtëm

Edi Rama deklaroi në Tëitter para pak minutash se do të jetë vetë de jure në rolin e ministrit të Jashtëm. Kjo vjen si pasojë e mos çdekretimit të Ditmir Bus...

12:08

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI