Flash

E konfirmuar, Era Istrefi do të performojë në kupën e botës të futbollit për femra

Lapsi.al 16 January 2019
E konfirmuar, Era Istrefi do të performojë në kupën e

Është zyrtare! Këngëtarja e njohur Era Istrefi do të performojë në një ndër evenimentet sportive më të rëndësishme të vitit.

Iconstyle.al ka zbuluar se Era Istrefi do të performojë në kupën e botës Fifa 2019, të futbollit për femra.

Lajmin e ka konfirmuar edhe “Ussoccer Indonesia”,  faqja zyrtare në Instagram e Federatës Amerikane të futbollit në Indonezi.

Ky eveniment për femra shënon edicionin e tij të tetë dhe do të mbahet mes datave 7 qershor dhe 7 korrik 2019, në Paris të Francës.

Për Erën, nuk është hera e parë që ajo performon në një event me të tilla përmasa. Një vit më parë ajo do të ishte zëri që do të këndonte në evenimentin më të rëndësishëm botëror të futbollit “Russia 2018”, përkrah aktorit të famshëm amerikan Will Smith dhe këngëtarit Nicky Jam.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI