Flash

Dita e fundit si Ministër Kulture, Kumbaro firmos për krijimin e një institucioni të ri (FOTO)

Lapsi.al 16 January 2019
Dita e fundit si Ministër Kulture, Kumbaro firmos për krijimin e

Mirela Kumbaro pas votimit të sotëm në Kuvend nuk do të jetë më ministre e Kulturës, duke u larguar nga ky post jo vetëm si ministrja më jetëgjatë në këtë dikaster, plot 5 vite e gjysmë, por duke firmosur ditën e fundit në zyrë edhe krijimin e një institucioni të ri në shërbim të kulturës. Është fjala për Qendrën Kombëtare për Librin dhe Leximin, një institucion që e kanë shumë vende të tjera europiane. Kumbaro ka bërë publik vendimin e qeverisë teksa shkruan.

“Krenare qe sot hedh firmen e fundit si Minister i Kultures ne kurorezimin e nje pune 2-vjeçare: Krijohet Qendra Kombetare per Librin e Leximin. Shqiperia, njesoj si Franca, Italia dhe jo vetem, do te kete nje institucion te dedikuar per politikat e programet e Librit, Leximit, Krijimtarise, Edukimit permes Emancipimit te Mendjes! Faleminderit Skuadres se Kultures qe e krijoi dhe Qeverise dhe Kryeministrit Rama, qe e miratoi sot. Faleminderit te gjithe miqve qe mbeshtesin Levizjen Kombetare per Lexim. Ta gezojme!”, shkruan ministrja në largim.

Në vend të Mirela Kumbaros, kryeministri Edi Rama propozoi Elva Margaritin, ndërsa ish-ministrja e Kulturës do të vijojë aktivitetin politik si deputete e Partisë Socialiste, me fokus te veçantë koordinimin e fushatës elektorale në qarkun Gjirokastër.

Të këshilluara

I kujt është oxhaku 18 mijë eurosh?

Ditën e sotme, PD i ka drejtuar disa akuza kryeministrit Rama dhe mikut të tij, Adi Dules, në lidhje me oxhakun misterioz, pronësia e të cilit ka mbetur ende en...

15:17

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI