Flash

"Becoming" e Michelle Obamës thyen rekordin e "Fifty Shades"

Lapsi.al 16 January 2019
"Becoming" e Michelle Obamës thyen rekordin e "Fifty

“Becoming” e Michelle Obamës nuk është vetëm një nga librat më të shitur por është një nga librat me titullin më të ‘zjarrtë’ të dekadës.

Libri frymëzues nga ish-zonja e parë ka qëndruar në shitje për më shumë se dy muaj, dhe vazhdon të mbetet në vendin e parë në listën e librave më të shitur në Amazon. Amazon deklaroi se “Becoming” shijoi vendin e parë në top listat për një kohë të gjatë ndryshe nga librat e tjerë si dhe mundi librin mjaft të lexuar që prej 2012-ës “Fifty Shades”. Asnjë biografi politike apo memorie e figurës publike nuk është renditur në lista best seller sipas të dhënave që kompania publikuese ka ofruar për CNN.

“Becoming” u publikua më 13 Nëntor, dhe u rendit në vendin e parë të premten përpara botimit dhe qëndroi në atë vend për më shumë se 9-të jave. Sipas Amazon, libri i ish-zonjës së parë ishte Nr. 1, më e shitura në Amazon në të gjitha formatet për 47 ditë rresht," rekord i vendosur nga "Fifty Shades" dhe i thyer nga “Becoming”.

[caption id="attachment_378126" align="alignnone" width="3000"] CHICAGO, IL - NOVEMBER 13: " Becoming", a book by former first lady Michelle Obama, is displayed at the 57th Street Books bookstore on November 13, 2018 in Chicago, Illinois. In the book, ëhich ëent on sale today, Obama describes her journey from Chicago's South Side to the ëhite House. (Photo by Scott Olson/Getty Images)[/caption]

Një tjetër libër për pak kohë mori vendin e parë në ditën 47-të”, është shprehur Amazon, por "Becoming" u kthye në nr. 1 dhe ka qëndruar atje praktikisht që atëherë. Mbikqyrësit e faqes këtë muaj kanë treguar se Obama qëndornte në krye të listës, duke u ndjekur nga Marie Kondo dhe Rachel Hollis.

Michelle ka eklipsuar të gjithë titujt lidhur me Donald Trump përgjatë vitit 2018-të disa javë pas publikimit. Librat Pro-Trump si “The Russia Hoax” dhe libri mbi anët e errëta të fushatës “Fire and Fury” i sollën shtëpive botuesë përkatëse të ardhura të majme por dhe u diskutuan gjatë në çdo vend të globit, por “Becoming” ka patur akoma më shumë ‘pushtet”.

Që prej vitit 1995, kur Amazon filloi të mbajë të dhënat e shitjeve në këtë mënyrë, vetëm 7 libra kanë patur të njëjtën performancë si “Becoming”.

Katër prej tyre ishin nga JK Roëling: "Harry Potter and the Goblet of Fire" në 2000, "Harry Potter and the Order of the Phoenix" në 2003, "Harry Potter and the Half-Blood Prince" në 2005, dhe "Harry Potter and the Deathly Hallows" në 2007. Tre të tjerët ishin : “Kodi i Da Vincit” në 2003; "A Neë Earth: Aëakening to Your Life's Purpose," i cili u publikua në 2005, por u ngjit në Top 1 kur  Oprah ëinfrey e miratoi në 2008; dhe "Fifty Shades of Grey" në 2012.

Në javën e parë të shitjes, “Becoming”, shiti më shumë se 1.4 milionë kopje, ka deklaruar shtëpia Penguin Random(kompania e cila mori përsipër publikimin e librit të Michelle Obamës). Botuesit vazhdonin të printonin kopje për të plotësuar kërkesat, por libri ishte sërish “out of stock” në disa vende për Krishtlindje.

"Becoming" ka "qëndruar vazhdimisht në vendin e parë në listat e javore si Më e shitura dhe Më e lexuara që kur libri u botua në nëntor", tha Amazon këtë javë. Libri për tetë javë të njëpasnjëshme është renditur në vendin e parë në dhe në listën e Best Seller në Neë York Times. Shtëpia e Penguin Random gjithashtu ka një marrëveshje për të botuar memoirin post-presidencial të Barak Obamës. Ky libër ende nuk ka një datë të botimit. Kompania pagoi një shumë marramendëse prej 65 milionë dollarësh për të blerë të dy librat.

Marrë nga CNN Business

Përktheu: ©LAPSI.AL

 

Të këshilluara

Bella Hadid tregon sekretin e fytyrës së saj

Sipas modeles, produktet që është duke përdorur për momentin, e kanë ndryshuar lëkurën e saj përgjithonë dhe këtë e zbuloi me një foto në Instastory. “Një puthj...

16:13

R.Kelly, martesa me ish gruan e tij 15 vjec

Detaje të reja kanë dalë nga lidhjet dhe marrdhëniet e shkuara të artistit të hitit “Ignition”, teksa është zbuluar që ish gruaja e tij Aaliyah ka qenë 15 vjeç ...

14:37

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI