Flash

Autoritetet: Rrugët ku duhet të kaloni me zinxhirë

Lapsi.al 16 January 2019
Autoritetet: Rrugët ku duhet të kaloni me zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për situatën e akseve rrugore në vend si pasojë e motit të keq. Sipas ARRSH në rajonin verior gjatë natës nuk ka pasur reshje, por është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë:

Domaj-Draj Reç

Ura e Cerenecit-Stebleve

Kuben-Vasije

Peshkopi-Qafë-Drajë

Peshkopi-Ushtelencë

Qafë Bualli-Krastë

Trebisht-Doganë

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:

Në aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në disa segmente.

Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Qafë Mollë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të ngricave.

Aksi Krujë-Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.

Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir.Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit për parandalimin e ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:

Në Qarkun Korçe qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhir.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.

Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri dhe kanë bërë që në orët e para të mëngjesit shpërndarjen e kripës në akse, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI