Flash

VIDEO/ Flet Balili: U dorëzova sepse dosja shkoi në gjykatë, nuk kisha pse të bëja burg kot

Lapsi.al 15 January 2019
VIDEO/ Flet Balili: U dorëzova sepse dosja shkoi në gjykatë, nuk

Në “Report Tv” është publikuar një fragment nga intervista e Klement Balilit për gazetarin Artan Hoxha. I ashtuquajturi "Eskobari i Ballkanit" ka rrëfyer arsyet që e çuan atë të dorëzohej pas 2 vitesh e gjysmë në arrati.

Ai thotë se u arratis deri në përmbylljen e dosjes hetimore në ngarkim të tij kohë të cilën ai nuk ka preferuar ta kalojë në qeli, por në fshehtësi dhe duke i shpëtuar disa operacioneve të policisë, ndër ta edhe të forcave RENEA. Balili thotë se nuk kishte besim te drejtësia shqiptare.

“Pas shpalljes në kërkim për disa akuza, që nga ai moment u fsheha. U fsheha se nuk kishte prova. Drejtësia nuk kishte dokumentet e duhura për mua. Nga ai moment mora një njoftim se ka ardhur dokumentacioni për gjykuar se çështja ime i kalon drejtësisë shqiptare. Nga ky moment unë jam i gatshëm të përgjigjem" - thotë Balili.

Të këshilluara

PD mbledh të shtunën Kryesinë e re

Partia Demokratike ka  thirrur të shtunën mbledhjen e  Këshillit  Kombëtar, ndërsa në rend dite është parashikuar zgjedhja e  Kryesisë se re. Mbledhja do të ...

19:01

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI