Flash

Reuters për Balilin: Si iu dorëzua policisë bosi shqiptar i drogës

Lapsi.al 15 January 2019
Reuters për Balilin: Si iu dorëzua policisë bosi shqiptar i

Një nga trafikantët më të kërkuar në Shqipëri iu dorëzua policisë të martën pas thuajse 3 vitesh në arrati pas akuzave për trafik droge drejt Greqisë fqinje. Klement Balili e shmangu arrestimin e tij që prej majit të vitit 2016 falë rrjetit të mbështetjes në qytetin bregdetar të Sarandës dhe lidhjeve të dyshuara politike, duke hedhur dyshime mbi vendosmërinë e Shqipërisë, vendit anëtar të NATO-s, për luftën ndaj bosëve të mëdhenj të krimit.

Në shkurt të vitit 2017, presioni nga aleatët perëndimorë detyroi Shqipërinë që të mbledhë Këshillin e Sigurisë që të vendosë si prioritet kapjen e Balilit pasi rrjeti i tij i drogës ishte përhapur në vendet fqinje dhe aleatët e NATO-s. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u tha reporterëve se arrestimi i Balilit nënkupton se policia shqiptare, e cila ka dështuar në më shumë se dhjetë operacione për kapjen e tij, ka bërë një kapërcim historik në ‘mentalitetin e dështimit’ në kapjen e bosëve të mëdhenj të drogës.

“Dorëzimi i tij ishte rezultat i një operacioni kompleks, të thellë dhe të gjerë në bashkëpunim me partnerët e Shqipërisë,” - tha Lleshaj. I pyetur se çfarë i është ofruar Balilit për vetëdorëzimin, Lleshaj tha: “Siguria e një procesi të ndershëm ligjor”.

Thirrjet e vazhdueshme nga ish-ambasadori amerikan, Donald Lu, e shtynë kryeministrin Edi Rama që të kërkonte nga policia që të siguronte se ai do ishte në qeli përpara se të mbërrinte zëvendësi i Lu. Balili mohoi çdo implikim dhe u shfaq në publik kur policia greke, teksa punonte me DEA-n amerikane, e akuzonte se kishte transportuar 700 kilogramë kanabis në Greqi. Ai shumë shpejt nisi arratinë.

Avokati grek i Balilit pretendon se Greqia ka ngritur një çështje nga asgjëja kundër tij. Kurse avokati shqiptar, Theodhori Sollaku tha të martën se provat janë të dyshimta. 48-vjeçari Balili drejtonte departamentin e ndërtimit të rrugëve dhe transportit në qytetin e Sarandës, ku ka në pronësi një hotel luksoz dhe pjesë në një tjetër deri në fillim të vitit 2016. Ai kishte lidhje politike me partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, një partner më i vogël në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga Partia Socialiste nga viti 2013 deri në vitin 2017, kur Rama i ‘hoqi’ për të fituar një mandat pa aleatë. /Reuters

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI