Flash

Plas tek shkencat sociale / Fillon protesta e pedagogëve

Lapsi.al 15 January 2019
Plas tek shkencat sociale / Fillon protesta e pedagogëve

Një zhvillim i papritur ka ndodhur dje dhe sot në mjedist e fakultetit të shkencave sociale, ku me sa duket radikalizimi i studentëve ka prekur gjithnjë e më shumë edhe pedagogët e tyre.

Tre faktorë të rëndësishëm kanë luajtur rrolin e katalizatorit në këtë valë të re të kundërshtimit ndaj qeverisë. Së pari dhuna policore kundrejt studentëve, së dyti përpjekja perfide e pushtetit për të krijuar një antagonizëm artificial mes nxënësve dhe mësuesve të tyre dhe së treti, me sa duket më e rëndësishmja, njohja me dy vendime të këshillit të ministrave, të dala në ditët e fundit të dhjetorit, të cilat në vend të liberalizimit dhe ruajtjes së autonomisë, synojnë edhe më shumë shkallmimin e saj dhe ritjen e kontrollit nga ministria e arsimit.

Për këto tre faktorë, një grup pedagogësh të shkencave sociale i kërkuan dje përfaqësuesve të tyre në senatin e universitetit të bëheshin mbrojtës të kërkesave të studentëve, të kërkonin shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë dhe të dënonin dhunën. Me anë të një kërkese të firmosur nga një grup i konsiderueshëm prej 32 nismëtarësh (po ata që patën firmosur edhe peticionin e fund dhjetorit), ata reaguan ndaj qëndrimit as mish dhe as peshk të senatit të Universitetit që mbështeti edhe kërkesat e protestës edhe rikthimin në mësim (gjë që u përshndet edhe nga Edi Rama). 

Pas kësaj ndodhi një gjë e pa mendueshme dhe perceptueshme vetëm pak ditë më parë.

Pedagogët e Shkencave sociale mblodhën të gjithë trupën e 75 mësimdhënësve, pra asamblenë e fakultetit, ku përfshihen të tërë të punësuarit me kohë të plotë dhe morën vendimin unanim: jo vetëm për mbështetjen e studentëve, por edhe kërkesën për abrogimin e ligjit të arsimit të lartë, nga i cili Rama ka thënë se nuk tërhiqet.

 

“Pika më e fortë e kësaj lëvizjeje është kundështimi i ligjit dhe thirrja që u bëhet asambleve të fakulteteve të tjera dhe senatit të UT që të shprehen në të njëjtën mënyrë kundër ligjit. Ndryshe nga deklarata e dhjetorit që ishte e një grupi pedagogësh, ky është vendim institucional që përfaqëson të gjithë pedagogët” komentoi menjëherë pas saj, pjestari i këtij fakulteti dhe aktivisti i Lëvizjes për Universitetin, Arlind Qorri.

Edhe vetë lëvizja e konsideroi këtë akt një hap historik të nxitur nga demokracia që studentët po i mësojnë mbarë shoqërisë: “Ndryshe nga Senati i Universitetit të Tiranës, Asambleja e Stafit Akademik të Fakultetit të Shkencave Sociale nuk bën thirrje për rifillimin e mësimit, por mbështet kërkesat e studentëve dhe rishpreh vullnetin e saj për abrogimin e ligjit të arsimit të lartë.

Është hera e parë që në universitetet publike të Republikës së Shqipërisë mblidhet formalisht asambleja e pedagogëve. Studentët u mësuan të gjithëve se demokracia e drejtpërdrejtë funksionon”, u shkruajt në faqen e saj në Facebook.

Pra, ndërkohë që qeveria dhe mediat pranë saj po shpallin fundin e protestës studentore, ndërkohë që ata e paraqesin atë që po ndodh aktualisht në fakultete si pengmarrjen e një grupimi të vogël të nxitur nga opozita, mbarë trupa e pedagogëve të shkencave sociale dëshmojnë për të kundërten.

Vendimi i tyre dhe ftesa për fakultetet e tjera tregon se në vend që të shuhet, tharmi i protestës vetëm sa po shumfishohet.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama merr postin e ministrit të Jashtëm

Edi Rama deklaroi në Tëitter para pak minutash se do të jetë vetë de jure në rolin e ministrit të Jashtëm. Kjo vjen si pasojë e mos çdekretimit të Ditmir Bus...

12:08

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI