Flash

Lej Feni i Bashkisë kundër studentëve protestues. Shikoni se ç’thotë!

Lapsi.al 15 January 2019
Lej Feni i Bashkisë kundër studentëve protestues. Shikoni se

Erion Veliaj nuk di të ndalojë në manipulim. Ashtu sikurse u tha shpellarë, atyre që luftonin kundër vjedhjes 40 milionë euroshe me tendera farsë dhe dokumenta fallco tek Unaza e re, ashtu sikurse i qau hallin polices Ina Nuka se do të mbetej pa martuar, ashtu sikurse bleu dhe korruptoi aktorët e teatrit, ai ka marrë detyrën të përçajë studentët protestues. Dhe ka gjetur një mënyrë tejet origjinale për ta bërë këtë. Meqë qeveria i ka ngarkuar atij rinovimin e godinave të studentëve ai shkoi sot tek konviktet dhe bëri thirrjen e çuditshme. “Kthehuni në auditorë dhe filloni mësimin, se po u shtynë orët e tanishme për në korrik, ne nuk do të kemi mundësi të rregullojmë gjatë verës dhomat tuaja”, tha Veliaj.

“Është shumë e rëndësishme që të rikuperohen ditët e humbura të mësimit gjatë periudhës së dhjetorit. E dyta, për ato pak fakultete ku ende ka bllokim të mësimit, studentët duhet të kuptojnë, jo për çështje politike, por për çështje praktike se, nëse nuk na lirohen dhomat në korrik dhe mësimi vazhdon gjatë korrikut e gushtit, nuk kemi më kohë që kur të kthehen në vjeshtë t’i gjejnë dhomat e rregulluara. Ndaj, iu bëj apel studentëve të mos mendojnë për partitë, të mendoni për interesin tuaj, sepse sa më shpejt të mbarojë viti mësimor dhe të mos shtyhet, aq më shpejt mbarojnë dhomat tuaja, që në tetor të fillojnë të gjithë në ambiente shumë më komode”, tha Veliaj

Duke u kujdesur që të shtojë se në këtë kërkesë nuk kishte asnjë ngjyrim politik, ish aktivisti i dikurshëm i Mjaft u ofroi studentëve perspektivën e krevatëve, WC-ve dhe lavamanëve më të mirë, si këmbim i dorëzimit nga kërkesat e tyre me 8 pika të paplotësuara dhe kundër atyre që kërkojnë rrëzimin e ligjit të Arsimit të lartë duke qëndruar të ngujuar në fakultete.

Ndryshe nga mediat që ndjekin propagandën e Rilindjes dhe ndryshe nga zëvendësi liliput i kryeministrit gjigand, që i trajton protestuesit aktualë si pengmarrës të auditorëve, kryebashkiaku nuk i ka ndarë studentët në mësimdashës dhe jo mësimdashës, por ka zgjedhur manovrën perfide që duhet të vijojnë tani mësimin, që gjatë verës bashkia të bëjë lehtësisht rolin e bojaxhiut.

Deri këtu ka mbërritur mendjeshkurtësia e Lej Fenit të bashkisë që nuk ka më asnjë skrupull për të shërbyer.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Mbytet në Shkumbin peshkatari 77-vjeçar

Gjendet i pajetë në lumin Shkumbin një 77-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Xibrrakë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, shtetasi me iniciale N.P është gje...

11:54

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI