Flash

Foto / Lojtari i kombëtares irlandezo-veriore shëtit lakuriq në Belfast: akuzohet për skena të turpshme në vende publike

Lapsi.al 15 January 2019
Foto / Lojtari i kombëtares irlandezo-veriore shëtit lakuriq në

Ndonjëherë ndodh që një futbollist në fushë të jetë vërtetë... i paturp. Çështja mbyllet aty, me ndonjë gjobë. Por nuk është rasti i Gavin Whyte, lojtarit të kombëtares irlandezo-veriore në kontratë me Oxford United. Për të, dënimi nga ana e klubit është vetëm fillimi i një historie që mund ta çojë në gjyq. Lojtarit i është dorëzuar çmimi “George Best” në vendin e tij, e kështu problemi nuk është në fushë, por jashtë, pikërisht pasi mori çmimin.

Sipas asaj që raporton The Sun, Whyte ka vendosur të festojë duke e tepruar me pijen, aq sa në një pikë të mbrëmjes e pa veten nëpër rrugët e Belfast, me pantallonat e mbathjet e ulura, i regjistruar në një video, që është bërë virale, ndërsa masturbohet. Veprim që nga ana ligjore ka vetëm një përcaktim: akte të pahijshme në vende publike. Çështja është se ky veprim është i ndëshkueshëm penalisht dhe policia irlandezo-veriore po vlerëson mundësinë për të fajësuar futbollistin e Oxford United.

Dënimin e parë në fakt e mori nga klubi, që nuk e ka përtypur ndodhinë dhe për Whyte ndëshkimi do të jetë shëmbullor. “Gavin është filmuar ndërsa bënte veprime shumë të papranueshme për një futbollist profesionist. Do të punojmë me të dhe me Faderatën Irlandeze për t'u siguruar që të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësitë e tij", shkruhet në komunikatën zyrtare. Por edhe trajneri i kombëtares ka lënë të kuptohet që Whyte do t'i duhet të presë ca për grumbullimet e ardhshme... "Veprimet e Gavin janë të papranueshme dhe Federata do të marrë masa, në mënyrë që ai të mësojë nga gabimet e tij". Pra një natë shumë e keqe, për të cilën ndoshta vetëm George Best do të ishte krenar për të..!

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI