Flash

Detaje/ Si u vetëdorëzua Klement Balili në prani të Ardi Veliut

Lapsi.al 15 January 2019
Detaje/ Si u vetëdorëzua Klement Balili në prani të Ardi

Të tjera detaje dalin në dritë nga vetëdorëzimi i Klement Balilit, i cilësuar nga mediat greke si ‘Eksobari i Ballkanit’ ndërsa ishte shpallur në kërkim prej më shumë se dy vitesh për trafik ndërkombëtar droge.

Raportohet se Balili u vetëdorëzua sot në orën 8:45 mes Delvinës dhe Finiqit, ndërsa gjithçka u bë në prani të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Balili ka qenë i shoqëruar nga nipi i tij Rigers Balili, ndërsa ai është shoqëruar drejt Tiranës nga Veliu.

Aktualisht Balili ndodhet në ambientet e komisariatit nr.6 në Tiranë, ku i pranishëm është edhe drejtori i Policisë.

Prej muajit maj të 2016 Klemend Balili, është shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Athinës, që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Balili arriti t’i shpëtonte prangave, ndërsa ka dyshime të forta se operacionet janë dekonspiruar nga njerëz që bashkëpunonin me trafikantin e kërkuar edhe nga DEA amerikane.

Të këshilluara

Shkumbin, gjendet i mbytur një 75-vjeçar

Një i moshuar nga Elbasani është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin këtë të martë. “Në fshatin Xibrrakë, në shtratin e lumit Shkumbin është gjetur i mbytur sh...

11:43

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI