Uefa ka hapur një procedim disiplinor ndaj Chelsea për kore raciste të pretenduara të kënduara nga tifozët e Blues në rastin e ndeshjes Vidi-Chelsea luajtur në 13 dhjetor e vlefshme për raundin e fundit të fazës së grupeve të Europa League. Sipas asaj që përmendet nga qeveria e futbollit europian, mbështetësit e Chelsea kanë kënduar një këngë përcmuese ndaj Tottenham me përmbajtje antisemite. Episodi nuk ka kaluar pa u vënë re, as nga drejtuesit e Chelsea që kanë dënuar ngjarjen, duke thënë se vullneti i tyre është të luftojnë cdo formë diskriminimi present rreth klubit.
Në ditën e djeshme një episod racizmi ishte përplasur mbi Premier League ku Tottenham ka nisur një hetim në lidhje me sinjalizimin e një tifozi, që pretendon se ka asistuar në fyrje raciste ndaj koreanit Son gjatë ndeshjes së kampionatit Tottenham-Manchester United.