Flash

Aksident në Tiranë, plagosen 4 të rinj, 2 në gjendje të rëndë

Lapsi.al 15 January 2019
Aksident në Tiranë, plagosen 4 të rinj, 2 në gjendje të

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 4 të rinjve, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, ky një automjet është përplasur në rrethrrotullim, në afërsi të qendrës tregtarë TEG.

Si pasojë e këtij aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 të rinj të cilët ndaheshin në mjet, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Trumës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:38, ku mjeti, tip “Benz” me targë AA 233 VG, me drejtues Florid Sina, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësorë të rrethrrotullimit, në rrugën Ura Teknologjike TEG.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Florid Sina, 28 vjeç nga Tepelena, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe 3 personat që po udhëtonin me të:

Xhesjana M., 20 vjeç nga Përmeti, studente në Tiranë, e cila për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Era R., 20 vjeçe nga Pogradeci, studente në Tiranë, e cila ndodhet në reanimacion, në gjendje të rëndë.

Altion Agalliu, 27 vjeç nga Tirana, i cili gjithashtu ndodhet në gjendje të rëndë.

Pas aksidentit Agalliu është larguar vetë nga vendi i ngjarjes, por mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, ai është sjellë në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Burime nga policia kanë bërë me dije se drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit, nga ku ka rezultuar se ai nuk kishte konsumuar pije alkoolike, ndërsa dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

Të këshilluara

PD mbledh të shtunën Kryesinë e re

Partia Demokratike ka  thirrur të shtunën mbledhjen e  Këshillit  Kombëtar, ndërsa në rend dite është parashikuar zgjedhja e  Kryesisë se re. Mbledhja do të ...

19:01

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI