Flash

Mesazh i koduar i Wanda Nara tërbon tifozët e Inter

Lapsi.al 15 January 2019
Mesazh i koduar i Wanda Nara tërbon tifozët e Inter
Wanda Nara është kthyer në qendër të vëmendjes me një postim të koduar në Instagram. Gruaja e agjentja e Mauro Icardi ka shkruar tekstin, mbi një foto që tregon një pistë aviacioni (me një avion në sfond): "Ndërsa pret atë që nuk do të vijë kurrë, jo ku duket ajo që më pak e prisje". Kujt i referohet ky postim, vetëm Wanda mund ta thotë, por është e qartë se në kohë paqartësish mbi rinovimin e të shoqit me Inter, me shumë shigjeta të helmatisura mes palëve, tifozët zikaltër janë të ndjeshëm ndaj cdo fjale të bukuroshes argjentinase, që shpesh përdor rrjetet sociale për të dërguar mesazhe mbi situatën. Dje Wanda e Icardi ishin në Romë, të shoqëruar edhe nga disa pjesëtarë të komunikacionit të Inter. Asgjë që ka të bëjë me merkaton, por regjistrimi i një serie të emisionit "C’è posta per te". Por në këto kohë mjaftojnë rrjetet sociale për të shpërthyer zëra të cdo lloji: me bazë apo jo. Edhe pse pak kohë më parë të gjithë kishin menduar se, fraza e postuar prej saj në Instagram mbi një kontratë në ardhje, kishte lidhje me Inter, por ndërkohë ishte kontrata me Nike.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI