Flash

Trump paralajmëron Erdogan për kurdët: Do ta shkatërroj Turqinë...

Lapsi.al 14 January 2019
Trump paralajmëron Erdogan për kurdët: Do ta shkatërroj

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar nga rrjeti Twitter një paralajmërim të fortë për Turqinë dhe presidentin e saj Erdogan.

Trump ka shkruar se do ta shkatërrojë Turqinë ekonomikisht, nëse kjo e fundit sulmon forcat kurde në Siri, pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara për të tërhequr trupat amerikane nga territori sirian.

Këtë kërcënim të hapur presidenti e ka bërë në dy postime rresht në Twitter, por njëkohësisht ai ka këshilluar edhe kurdët e Sirisë që të mos provokojnë Turqinë. Forcat ushtarake amerikane kanë luftuar së bashku me milicinë kurde në veri të Sirisë, kundër militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik ISIS për disa vite, por Turqia i konsideron pjesëtarët e Njësiteve kurde për Mbrojtjen e Popullit (YPG) si terroristë.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan nga ana tjetër ka lëshuar deklarata të ashpra për mbështetjen amerikane ndaj këtij grupi dhe ka premtuar, se do ta shkatërrojë atë. Komentet e Trump kanë ardhur pas kritikave që ka pranuar presidenti amerikan kur ka njoftuar për tërheqje të trupave amerikane nga Siria. Konflikti në Siri ka nisur më 2011 derisa SHBA-ja është përfshirë në të më 2015.

Të këshilluara

Shpërthim në Paris, disa të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mëngjesin e sotëm në lagjen Opera, në Paris. Shpërthimi ndodhi mëngjesin e së shtunës jo shumë larg teatrit “Folie Berger...

10:19

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI