Flash

Solari “flak” Isco e Marcelo: injorimi kundër Betis, tërboi edhe Perez

Lapsi.al 14 January 2019
Solari “flak” Isco e Marcelo: injorimi kundër Betis,

Real Madrid është në një kaos të plotë, që pas largimit të Zinedine Zidane e Cristiano Ronaldo dhe Santiago Solari, që u thërrit për të rregulluar situatën, pas dramës që shkaktoi Lopetegui, po e bën edhe më keq. Pavarësisht temperaturave dimërore në dhomat e zhveshjes së Madrid klima është djegëse e pas transfertës me Betis (fituar 2-1 të të 88' falë Ceballos) mund të degjenerojë më keq. Në bankën e të akuzuarve, menaxhimi taktik i teknikut argjentinas, me mbrojtjen me tre që nuk i pëlqen Florentino Perez, por edhe me cështjen Isco e Marcelo, që qendruan në pankinë për 90 minuta, pavarësisht mungesës së lojtarëve të rëndësishëm.

"Asgjë personale me Isco e Marcelo, bëjnë pjesë në skuadër ashtu si të tjerët" komentoi Solari në fund të ndeshjes. Ndoshta është edhe kështu, por vështirë ta mendosh në një situatë emergjente dhe në kushtet ku gjendej Real, që trajneri të zbriste në fushë pa dy lojtarët, në kohën kur të dëmtuar ishin Asensio, Bale, Courtois, Kroos, Llorente, Vazquez e me Benzema që doli për shkak dëmtimi.

E megjithatë ish-Malaga është tani një trup i huaj në Madrid, i parë pak dhe keq nga Solari që aktivizimet ia ka dhënë me pikatore. E pikërisht zgjedhja për ta injoruar kundër Betis, kur preferoi djalosha si Cristo Gonzalez (1997) 20 gola në 16 ndeshje me Real Madrid B e Brahim Diaz (1999) në debutimin në Liga, certifikoi lamtumirën e pashmangshme.

Diskutimi mund të zgjerohet edhe tek Marcelo, ndoshta jo në pozitat e Isco, por me preferencën e teknikut për Sergio Reguilon dhe qendrimit në pankinë edhe pas zëvendësimeve të bëra, gota mund të jetë derdhur.

Të këshilluara

Video/ Betis vendos barazinë me Canales

Brenda mureve të shtëpisë Real Betis është gjithnjë i fortë dhe po e tregon këtë edhe kundër Real Madrid, në ndeshjen e fundit të javës në La Liga. Sergio Canal...

22:18

Video/ Modric shënon i pari për Real

Në transfertën me Betis golin e parë për Real Madrid e ka shënuar Luka Modric. Mesfushori kroat ka realizuar në minutën e 13 golin e avantazhit për merengues në...

21:10

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI