Flash

Sanksionet ndaj Serbisë/ SHBA i refuzon vizën Ramush Haradinajt

Lapsi.al 14 January 2019
Sanksionet ndaj Serbisë/ SHBA i refuzon vizën Ramush Haradinajt

Al Jazeera e Ballkanit raporton se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Një burim i Departamentit amerikan të Shtetit i ka thënë Al Jazeera Balkans se ky sanksion vjen pasi që Haradinaj po refuzon të heqë taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Dhe, se sanksione mund të ketë edhe tutje, nëse nuk hiqet kjo taksë deri më 21 janar, ultimatum i dhënë për Qeverinë e Kosovës.

Al Jazeera Balkans shkruan se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk mori një vizë amerikane, kështu që ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në punën e një konference mbi Ballkanin në fillim të shkurtit.

Ndërsa, gazetari i Al Jazeera Ballkans, Ivica Puljić, raportoi nga Uashingtoni, se Haradinaj më parë kishte marrë një ftesë për të marrë pjesë në konferencën, e cila pritet të mbahet më 6 shkurt.

Megjithatë, një burim nga Departamenti i Shtetit konfirmoi për rrjetin televiziv se Haradinaj nuk kishte marrë një vizë hyrjeje për shkak të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjes dhe Herzegovinës.

Haradinaj duhej të merrte pjesë në këtë konferencë, dhe mungesa e tij u konfirmua nga një nga organizatorët.

Sot, kryeministri i Kosovës njoftoi se Qeveria e Kosovës është e gatshme të pezullojë përkohësisht taksat mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina me garancitë ndërkombëtare për nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, që do të rezultojë në njohjen e Kosovës.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI