Flash

Prapaskena/ Ambasadori i Iranit “ndihmoi” Ramën të takojë Trump në fund të muajit

Lapsi.al 14 January 2019
Prapaskena/ Ambasadori i Iranit “ndihmoi” Ramën të

Dëbimi i dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria mori menjëherë lavdërime personale të kryeministrit Edi Rama nga Donald Trump. Në Tiranë kjo u komentua menjëherë nga mbështetësit e qeverisë si një shenjë se presidenti i SHBA-ve nuk i kishte mbajtur mëri kryeministrit shqiptar që gjatë fushatës presidenciale e quajti kandidatin republikan si “të rrezikshëm”, “të papranueshëm”, etj...

Titulli i lajmit të lapsi.al mund të duket si nonsens, por në fakt telegrami i Trump në Tiranë ishte si një frymëmarrje për kryeministrin shqiptar të vënë në qendër të protestave dhe skandaleve qeveritare në të njëjtën kohë.

“E përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për arsye se ndërmori veprime kundër regjimit Iranian për komplotin e tij terrorist në tokën shqiptare, duke kërcënuar sigurinë evropiane. Qeveria e Shqipërisë ka treguar udhëheqësi të vërtetë në përpjekjet tona të përbashkëta për t’i dërguar një mesazh të qartë Iranit se kryerja e veprimeve terroriste në Evropë, apo kudo tjetër, është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë, aleatin tonë në NATO dhe partnerin tonë strategjik” – thuhej në letrën e Trump.

Letra ishte një përgjigje ndaj një vendimit për të dëbuar ambasadorin iranian në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia dhe një tjetër diplomat që besohet të jetë sekretari i parë i ambasadës, Mostafa Roudaki të cilët autoritetet i cilësuan si kërcënime ndaj “sigurisë kombëtare”.

Lapsi.al mësoi se pikërisht këtë ngjarje të dëbimit të diplomatëve iranianë, Rama ta shfrytëzojë deri në fund. Burime të besueshme thanë se në 23 janar mund të ketë një takim të kryeministrit Rama dhe kreut të Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Të njëjta burime thanë se takimi është ende duke u përgatitur dhe asnjëra nga palët nuk e konfirmon zyrtarisht pa u përcaktuar të gjitha detajet deri në fund.

Edhe në një shkrim të rrjetit investigativ “Balkan Insight” vihet në dukje se kundërshtarët politikë të Ramës e kanë përshkruar për një kohë të gjatë kreun e Partisë Socialiste si përgjegjës për cenimin e lidhjeve tradicionalisht të ngushta të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, më së shumti pas komenteve që ai i bëri CNN në prill 2016, para zgjedhjeve presidenciale të SHBA, kur i përshkroi deklaratat e fushatës së Trump si "të frikshme ".

“Balkan Insight” thekson gjithashtu se lëvdata e lëkundur e Trumpit kishte shumë pak lidhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, por ishte një pjesë e vogël e një beteje më të madhe që është duke u zhvilluar 2.800 kilometra larg Tiranës, në Teheran, ku Trump ka izoluar udhëheqjen e këtij vendi pas përplasjeve për çështje që lidhen me Lindjen e Mesme. Dhe Rama duket se ka vendosur ta shfrytëzojë këtë moment të politikës ndërkombëtare për të marrë një takim me kreun e Shtëpisë së Bardhë dhe ndoshta selfien me Trump do ta mbajë në profilin e Facebook si trofe. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI