Flash

Nga Ismail Qemali te Enver Hoxha dhe Edi Rama, precedentët kur Kryeministri ka qenë edhe Ministër i Jashtëm

Lapsi.al 14 January 2019
Nga Ismail Qemali te Enver Hoxha dhe Edi Rama, precedentët kur Kryeministri

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të jetë edhe Ministër i Jashtëm, pasi Kreu i Shtetit nuk dekretoi shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimin e Genc Cakajt në këtë detyrë. Rama shkroi në “Twitter” se “Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues” duke e quajtur një shkelje të radhës dhe duke kërcënuar me ballafaqim në Gjykatën e re Kushtetuese. Por deri atë ditë Rama tha se do të jetë de jure ministër i Jashtëm pasi sipas tij “s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”.

Ndërkohë kryeministri ka çuar sot tek Presidenti propozimin për çdekretimin e Bushatit dhe emërimin e tij si Ministër i Jashtëm.

Por ky nuk është rasti i parë kur kryeministri ka marrë përsipër edhe rolin e ministrit të Jashtëm. Instituti i Studimeve Politike ka publikuar sot 6 precedentët që nga viti 1912 dhe deri më sot, ku kryeministri ka mbajtur edhe detyrën e një ministri. Megjithatë thuhet se kjo gjë ka ndodhur në situata të jashtëzakonshme apo për periudha shumë të shkurtra kohore. ISP gjen edhe si shembull modelin grek emergjent.

“Kryeministri edhe ministër i jashtëm? Një model ‘grek’ emergjent për Shqipërinë? Në fakt në traditën tonë shtetërore ka pasur edhe raste të tjera kur kryeministri ka ushtruar edhe postin e Ministrit të jashtëm. Tabela e hartuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) paraqet rastet në 107 vjet, por në tërësi, kanë qenë kabinete në situata të jashtëzakonshme (1912, 1914, 1921, 1944) apo për periudha shumë të shkurtra kohore. Përjashtim bën periudha 1946-1953 kur kryeministri mbante të gjitha postet e rëndësishme në parti, shtet dhe në qeveri,- një tipar i partive shtet. Në rastet e tjera jetëgjatësia e këtij eksperimenti ka qenë me disa muaj. I tillë mund e duhet të jetë edhe tani.

Shqipëria e sotme nuk është në asnjë prej krizave politike të viteve të eksperimentimeve politike dhe as në situatë të jashtëzakonshme. Ne kemi parlament, kemi qeveri, kemi president, kemi parti, kemi opozitë, por pavarësisht institucioneve kushtetuese e legjitime ne vijojmë të kemi konflikte të personalizuara, të cilat zëvendësojnë institucionet dhe kështu, krijojnë kosto, të cilën e paguajnë vetë institucionet, shteti dhe shoqëria”, thuhet në statusin e ISP.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI