Flash

Klement Balili ende i lirë, Greqia sjell prova të reja

Lapsi.al 14 January 2019
Klement Balili ende i lirë, Greqia sjell prova të reja

Prej dy vitesh, Klement Balili vazhdon të jetë i lirë dhe policia që gjoja niset për aksionet me qëllim arrestimin e tij dhe gjithmonë dështon.

Një burim pranë Ministrisë së Drejtësisë ka thënë se Greqia i është përgjigjur në fund të muajit dhjetor 2018, përmes një letërporosie, kërkesës së Krimeve të Rënda, e cila këmbënguli t’i dorëzoheshin prova shtesë ndaj 46-vjeçarit.

Kjo letërporosi ishte justifikimi kryesor i prokurorisë që në 2018 zgjati 3 herë afatin hetimor për Balilin, i etiketuar ndryshe si ‘Eskobari i Ballkanit’, por që për shkak të dështimit të policisë për ta arrestuar, u quajt nga ish-ambasadori Donald Lu edhe si magjistari.

Tashmë që pala greke i bashkëngjit akte të reja, mes tyre procesverbale të kqyrjes së ngarkesës së hashashit dhe dëshmitë e dy të dyshuarve si skafistë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, sfida për prokurorinë është se sa kohë do t’i duhet asaj për t’i mbyllur hetimet.

Megjithatë, edhe pse nuk jepen detaje nëse kanë apo jo vlerë për hetimet procesverbalet e dorëzuara, një burim tha se pritet që brenda muajit janar prokuroria t’i dorëzojë gjykatës dosjen e mbyllur, duke dërguar nën akuzë vetëm Klement Balilin, njeriun që përmbi dy vjet vazhdon në arrati të luajë me autoritetet.

Pas dorëzimit të dosjes është gjykata që do të vlerësojë në një seancë paraprake për dërgimin në gjykatë të Balilit për veprat e trafikut dhe të grupit kriminal. Ajo që dihet me siguri është se që prej 2016 policia ka organizuar 14 aksione për kapjen e tij, por ka dështuar, madje edhe pse vendosi një shpërblim prej 5 milionë lekë për çdokënd që do të jepte informacion të vlefshëm. Ky dështim u lakua edhe nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me drejtuesit e policisë.

‘Unë nuk dua të presim të vijë ambasadorja amerikane për të na kujtuar gjatë ndonjë fjalimi përshëndetës që Klement Balili nuk është kapur akoma’, thonte Rama. /Top Channel

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI