Flash

Fundoset Flamurtari, Administratori Idrizi, lajmëron ikjen: "Çdo gjë ka një limit"

Lapsi.al 14 January 2019
Fundoset  Flamurtari, Administratori Idrizi, lajmëron ikjen:

Flamurtari është në telashe prej kohësh, ose më saktë në cdo sezon, gjendja e klubit vlonjat kthehet problematike, pikërisht në pauzën dimërore të kampionatit. Një shpjegim ka, sipas numrit 1 të klubit vlonjat, Sinan Idrizi… privatizimi që është kërkuar , por nuk bëhet kurrë e që e ka ndërlikuar aq shumë situatën sa tashmë rrugëdalja e vetme duket se është ikja. “11 milion euro të harxhuara prej momentit kur kemi marrë në administrim Flamurtarin, por në fund ka një limit – paralajmëroi Idrizi - . Nuk mund të vazhdojmë kështu, të sponsorizojmë dhe të jemi anonim. Ne nuk e dime kush jemi,statusi si administrator nuk ka me kuptim. Nuk mund te vijohet më me ente publike. Jo nuk mund të vijojë pambarimisht”.

Ndoshta ishte një shfryrje e momentit, porn ë kohën kur mbi klubin, përvec vonesave të pagave, bie edhe presioni i lojtarëve, që kërcënojnë të dalin nga klubi me parametër zero dicka të vërtetë në këtë histori ka. Nuk përdor lojëra fjalësh Idrizi, që e sheh në ngërc të plotë situatën e klubit që administron prej 5 vjetësh e ku shpenzimet kapin shifrën e 11 milionë euro. Nuk është hera e parë që kreu i vlonjatëve sulmon sistemin, në kohën kur shpëtimin e sheh vetëm tek privatizimi, për të mos u bërë sic thotë ai, akoma qesharak.

“Klubet shqiptare janë qesharake, ose më saktë, jemi qesharakë, - shpërtheu Idrizi - jemi të paqartë, ne nuk kemi asnjë favor plus investojmë, por nuk kemi asnjë aset. Ne sot kemi vetëm disa presidentë dashamirës që investojnë, pastaj asgjë tjetër. Pra jemi në një anomali në tregun shqiptar të futbollit. Kemi pesë vjet që dëgjojmë dhe tregojmë të njëjtën histori. Flamurtari është pronë e bashkisë dhe ne duhet te merremi cdo dite me shkresa me këshillin e bashkisë edhe për të kaluar lekët.

Liga profesioniste mund të ishte zgjidhje, ndoshta edhe u mendua e tillë, në hedhjen e themeleve të saj. Nuk mund të ishte gabim vota pro e vetë Idrizit për këtë strukturë paralele për administrimin e futbollit. Ose edhe po, duke parë mllefin e derdhur nga Idrizi, që analizon gjërat që nuk shkojnë në këtë histori, e ku vetëm kapitalizëm në mund të quhet ai që mbretëron në futbollin shqiptar.

“Liga profesioniste është dicka pozitive, - komentom Idrizi -, por jam vetëm një firmëtar, pasi klubi është në pronësi të bashkisë Vlorë, ashtu sië janë edhe skuadrat e tjera me aksione të bashkive, me përjashtim të Partizanit. Jam shprehur dakort, por duhet që mbi të gjitha të kemi një ligj të drejtë për sportin, për privatizimin. Sporti duhet ti kthehet kapitalizimit dhe jo të mbetetmi në dyert e bashkive për tu financuar, ateherë cfarë mund të flasim për ligën profesioniste”.

Gjithësesi, largimi i paralajmëruar i Idrizit ndoshta nuk është ajo që shpresojnë në Vlorë, por që edhe situata po bëhet e padurueshme, ku në të pesë vitet e administrimit të tij, skuadra që ndërtohet për titull, përfundon të luajë për mbijetesë, me shumë mundësi pak lidhje ka me privatizimin…

Të këshilluara

Video/ Betis vendos barazinë me Canales

Brenda mureve të shtëpisë Real Betis është gjithnjë i fortë dhe po e tregon këtë edhe kundër Real Madrid, në ndeshjen e fundit të javës në La Liga. Sergio Canal...

22:18

Video/ Modric shënon i pari për Real

Në transfertën me Betis golin e parë për Real Madrid e ka shënuar Luka Modric. Mesfushori kroat ka realizuar në minutën e 13 golin e avantazhit për merengues në...

21:10

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI