Flash

Berisha thirrje Metës: Mos e dekreto Ramën si ministër

Lapsi.al 14 January 2019
Berisha thirrje Metës: Mos e dekreto Ramën si ministër

Sali Berisha i bëri thirrje Presidentit Ilir Meta të mos dekretojë Edi Ramën në krye të ministrisë së Jashtme.

Duke komentuar lëvizjet e fundit të Ramës, i cili tha se 'De Jure' do të jetë ministër i Jashtëm pas mosdekretimit të Gent Cakajt në krye të kësaj ministrie, Berisha tha se tashmë vendi ka dy ministra të jashtëm. Emrin e Ramës si kryediplomat, ish-kryeministri e quan antikushtetues. Berisha gjithashtu thekson në Facebook se kjo mazhorancë po tregon se ka hyrë në rrugën e kapitullimit.

Berisha gjithashtu përshkruan se si Rama i bllokoi Ditmir Bushatit, ministrit të Jashtëm në detyrë se i bllokoi udhëtimin në Berlin, duke dërguar një mesazh të turpshëm në kancelarinë gjermane.

POSTIMI: 

“Shqiperia me dy ministra te jashtem, Diziu kushtetues Edvini antikushtetues!

Te dashur miq, nje sherrnajeve madhe ka shperthyer keto dite midis ministrit te jashtem antikushtetues apo te kryesise se Partise Socialiste, Edvin Kristaq Rama dhe ministrit kushtetues Ditzi Bushati, te cilin neni 106 i Kushtetutes e detyron te qendroje ne detyre gjersa presidenti i Republikes ta ç’dekretoje ate si minister i jashtem dhe te dekretoje e te beje betimin para presidentit personi qe do te zevendesoje ate ne postin e ministrit te jashtem.

Situata me dy ministra te jashtem eshte tragjikomike dhe deshmon se mazhoranca e droges, krimit dhe vjedhjeve po kapitullin. Kjo situate do te thote se Shqiperia defacto eshte pa minster te jashtem. Rama, i tmerruar nga vizita e parashikuar me kohe per sot dhe neser e Ditziut ne Berlin, shume e rendesishme per hapjen e negociatave ne qershorin qe vjen, bllokoi viziten.

Ai, pasi deshtoi ta detyroje Ditziun ti paraqes doreheqjen, sipas diplomatit dixhital kaloi ne ekstrem duke i bllokuar pasaporten diplomatike dhe bere te pamundur udhetimin e Ditziut per Berlin por njekohesisht duke derguar nje mesazh te neveritshem dhe turperues ne kancelarine gjermane. Duke denuar me forcen me te madhe kete skandal me kosto te larte per integrimin e vendit, i bej thirrje Presidentit te Republikes te mos dekretoje Zografin bis si minister te jashtem te Shqiperise. Sb”, shkruan ai.

Të këshilluara

Itali/ Dy shqiptarë kapen me kokainë

Kanë përfunduar në pranga në Bolzano të Italisë dy shqiptarë gjatë ditës së sotme. Mediat italiane raportojnë se pas kontrolleve të ushtruara, autoritetet sekue...

13:03

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI