Flash

A do të dënohet Basha për shpifje? Gjykata vendos më 21 janar

Lapsi.al 14 January 2019
A do të dënohet Basha për shpifje? Gjykata vendos më 21

Gjykata e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin e padisë për “shpifje” të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, kundër Lulzim Bashës.

Avokatët e Ballës kërkuan deklarimin fajtor të kryetarit të PD dhe dënimin e tij për “shpifje”.

Avokatët e Bashës pretenduan se në deklaratat e tij nuk ka elemente të veprës penale. Ata kërkuan përfundimisht pafajësinë e Bashës ose pushim të çështjes.

Përfaqesuesi i prokurorisë në gjyq tha se nuk ka elementë të veprës penale dhe kërkoi përfundimisht pushimin e padisë.

Gjyqtari Gerd Hoxha pasi doli nga Dhoma e Këshillimit deklaroi se i nevojitet më shumë kohë për të shpallur vendimin dhe caktoi si datë të radhës 21 janarin.

Balla paditi në gjykatë Bashën pasi ky i fundit akuzonte kreun e grupit të PS se ishte i përfshirë në 3.4 milionë eurot që u gjetën në 2 makina Toyota yaris në Portin e Durrësit.

Padia e dytë për të cilën akuzohet Basha është ajo për dekonspirimin e aksionit të policsë pasi ai tha në parlament se drejt Shqipërisë ishte nisur një shumë e madhe parash brenda një automjeti Toyota Yaris ngjyrë e kuqe.

Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar pas kapjes në portin e Durrësit, Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI