Flash

55-vjeçari tenton të qëllojë të atin me armë, ndërhyn policia

Lapsi.al 14 January 2019
55-vjeçari tenton të qëllojë të atin me armë,

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti prej policisë së Lushnjes. Arrestohet një 55-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë në familje duke marrë dhe armën për të qëlluar të atin.

Për shkak të ndërhyrjes së shpejtë të policisë është shmangur përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, i cili mund të përfundonte me vrasje. Policia i ka bllokuar 55-vjeçarit edhe një armë zjarri të mbushur me fishekë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI